LAJMI I FUNDIT:

​Lansohet platforma e hartës së zgjedhjeve në Kosovë

​Lansohet platforma e hartës së zgjedhjeve në Kosovë

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe Demokraci Plus (D+) lansuan Platformën e Hartës së Zgjedhjeve në Kosovë – Zgjedhjet e Kosovës të paraqitura vizualisht.

Platforma e Hartës së Zgjedhjeve në Kosovë (Platforma) është e vetmja platformë online në Kosovë që në mënyrë interaktive paraqet rezultatet zgjedhore për cikle të shumta zgjedhore. Platforma përmbledh një grup të të dhënave, përfshirë pjesëmarrjen në zgjedhje, votat e partive politike dhe përqindjen e votave të pavlefshme, për zgjedhjet nacionale, komunale dhe ato për kryetarë komunash. Platforma mundëson analizën e informatave në nivel të komunave, qendrave të votimit, e deri tek vendvotimet.

Në lansim të platformës morën pjesë përfaqësues të partive politike në Kosovë, anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), organizata të shoqërisë civile, media dhe akademia.


Gjatë fjalimit të tij hyrës, Paul McCarthy, drejtor rajonal për Evropë i IRI tha: “IRI e ka konsideruar si shumë të rëndësishme që të përkrah Demokraci Plus në përpjekjet e saj për të zgjeruar platformën. Ne besojmë që platforma mund tu ofroj subjekteve politike një mjet të rëndësishëm për të kuptuar performancën e tyre gjatë cikleve të ndryshme zgjedhore”.

Në anë tjetër, Valdete Daka, Kryetare e KQZ-së, në mes tjerash tha: “Shpresojmë se kjo platformë të gjithë atyre që janë të interesuar do t’u lehtësohet mundësia e marrjes së informatave dhe për këtë i përgëzoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në bërjen të mundshme të kësaj platforme. Në këtë kontekst, do të jemi të hapur që në të ardhmen të japim të gjitha informatata që kërkohen nga ne”.

Albert Krasniqi, nga Demokraci Plus theksoi që: “Besojmë se platforma është një mundësi e mirë për vetë partitë politike që të kuptojnë se cfarë ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara dhe kështu të mund të përmirësojnë performancën e tyre në zgjedhjet e ardhshme, për mediat që të mund të pasurojnë artikujt e tyre, por edhe për vetë studiuesit që të mund të bëjnë hulumtime duke pasur me bollëk të dhëna”.

Platforma është një mjet i avancuar për partitë politike, organizatat jo qeveritare, hulumtuesit dhe palët e tjera të interesuara që në mënyrë të lehtë të shohin se si kanë performuar kandidatët nëpër komuna dhe cikle të ndryshme zgjedhore në Kosovë, por po ashtu për të identifikuar se ku duhet të ketë përmirësime në procesin e votimit, qoftë përmes rritjes së daljes në votime apo uljen e përqindjes së votave të pavlefshme.

Platforma së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën shqipe dhe atë serbe, përderisa do të shtohen edhe elemente tjera më të avancuara. Platforma është e qasshme përmes linkut: https://elections.dplus.org/ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori