LAJMI I FUNDIT:

Në vetëm 5×5 metra katrorë, arkitektët kanë krijuar hapësirë të rehatshme në të cilën mund të qëndrojnë rehat dy persona

Në vetëm 5×5 metra katrorë, arkitektët kanë krijuar hapësirë të rehatshme në të cilën mund të qëndrojnë rehat dy persona

Për shkak të shpenzimeve të mëdha në ndërtimin dhe pajisjen e shtëpisë, shumë shpesh nuk kemi mundësi t’i ofrojmë vetes një shtëpi

Prandaj arkitektët e studios ‘Artem Babayants Architects’ kanë vendosur të ofrojnë zgjidhje të pranueshme si për pronarët e ardhshëm, ashtu edhe për natyrën, transmeton Telegrafi.

E quajtur “House 30”, shtëpiza është ngritur nga toka 60 centimetra, ndërsa mbështetje i ofrojnë katër shtylla.


Falë ngritjes së tillë, shtëpiza ka ndikim minimal në ambientin e natyrës.

Shtëpiza përmban çdo gjë që është e domosdoshme për qëndrim ditor, ndërsa në hapësira të veçanta janë vendosur dhoma e gjumit dhe banja.

Dritaret e mëdha lirojnë mjaft dritë natyrore dhe u mundësojnë pronarëve të kënaqen me panoramën e rrethinës.

Si edhe një ndër përparësitë arkitektët theksojnë atë që shtëpiza mund të vendoset kudo në botë pa pasur nevojë për makina të rënda.

Ky projekt ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare arkitektonike “Architecture, Construction & Design Awards 2020”, në kategorinë e shtëpive private, pastaj çmimi i dytë në konkursin “Global Future Design Awards 2019” dhe Çmimin Intern.

/Telegrafi/