LAJMI I FUNDIT:

Princi Charles hedh në shitje një shall të leshit luksoz

Princi Charles hedh në shitje një shall të leshit luksoz

Princi Charles kohët e fundit lansoi një koleksion të qëndrueshëm të veshjeve – dhe tani ai ka ndihmuar në hartimin e një shalli leshi.

Burimet e mediave të huaja thonë se Princi i Wales ka qenë “shumë i përfshirë” në zgjedhjen e ngjyrave dhe modelit për një shall luksoz me edicion të kufizuar, i cili po lëshohet për dhjetë vjetorin e fushatës së tij për rrobat e leshta.

Shalli i cili kushton rreth 165 euro, nuk ka gjini dhe është krijuar në bashkëpunim me markën e qëndrueshme ‘Mother of Pearl’ dhe prodhuar nga ‘Johnstons of Elgin’, dhe është e disponueshme në tre kombinime ngjyrash.


Duke thënë se ishte “i kënaqur” për të shënuar përvjetorin e organizatës së rrobave të leshta në këtë mënyrë, Princi gjithashtu shfrytëzoi rastin për të komentuar mbi procesin e prodhimit të tekstilit dhe nevojën që ai të ndryshojë.

“Është shumë e qartë për mua se duhet të bëjmë ndryshime në mënyrën se si mendojmë për prodhimin, përdorimin dhe asgjësimin e veshjeve dhe tekstileve nëse do të shkojmë diku afër për të përmbushur qëllimet e Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës të përcaktuara për industrinë”, tha Princi në një deklaratë në internet. /Telegrafi/