LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja në ditët në vijim merr vendim për fatin e Qeverisë Hoti

Kushtetuesja në ditët në vijim merr vendim për fatin e Qeverisë Hoti

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen ditët në vijim për të nxjerrë aktgjykimin, lidhur me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Pesë ditë pas seancës dëgjimore të kushtetueses, përkitazi me këtë rast, zëdhënësi i Gjykatës, Veton Dula, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se palët kanë afat edhe sot për dorëzimin e argumenteve me shkrim të prezantuara javën e kaluar.

Derisa bënë të ditur se seanca për shqyrtimin e lëndës do të mbahet në ditët e ardhshme.


“Pas seancës dëgjimore publike mbajtur të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, palët e përfshira në rast kanë afat që t’i dorëzojnë argumentet e tyre të prezantuara, në të shkruar, deri sot, më 7 dhjetor 2020. Seanca për shqyrtimin e lëndës do të mbahet në ditët në vijim, pas datës 7 dhjetor 2020. Si edhe në çdo rast deri më tani, sapo Gjykata të marrë vendim, për këtë njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thotë ai.

Lëvizja Vetëvendosje po e konteston kushtetutshmërinë e qeverisë Hoti, pasi vlerëson se vota përcaktuese e deputetit tashmë të arrestuar, Etem Arifi ka qenë e pavlefshme, rrjedhimisht edhe ekzekutivi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori