LAJMI I FUNDIT:

Mamaja e Rita Orës fotografohet duke dalë e zemëruar nga shtëpia – fansat dyshojnë se i ka bërtitur Ritës për gabimin e saj të fundit

Mamaja e Rita Orës fotografohet duke dalë e zemëruar nga shtëpia – fansat dyshojnë se i ka bërtitur Ritës për gabimin e saj të fundit

Vera Sahatçiu, 56 vjeçe, u pa e zemëruar jashtë shtëpisë së Ritës në Londrën Perëndimore, duke i bërë vëzhguesit të dyshonin se ajo i kishte dhënë Ritës një vërejtje të ashpër për ditëlindjen ilegale që ajo organizoi në 30-vjetorin e saj të lindjes.

Rita hodhi poshtë paturpësisht kufizimet për të organizuar një mbrëmje luksoze të shtunën në mbrëmje një javë më parë në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill, në Londër, shkruan The Sun.


Miqtë e saj që përfshinin rreth 30 të ftuar, duke përfshirë modelet Cara dhe Poppy Delevingne, – u zbuluan në The Sun të hënën, duke e shtyrë atë të kërkonte falje.

Por ajo mund të ketë pasur detyrime edhe në shtëpi duke u obliguar t’i shpjegohet për gabimin e bërë mamasë së saj psikiatre, Vera.

Rita Ora kërkon falje për shkeljen e dytë të rregullave të izolimit: Nuk u karantinua pasi u kthye nga Egjipti në Angli
Lexo po ashtu Rita Ora kërkon falje për shkeljen e dytë të rregullave të izolimit: Nuk u karantinua pasi u kthye nga Egjipti në Angli

Një shikues që pa Verën të largohej tha: “Ajo dukej shumë e thellë në mendime dhe pak e zemëruar. Ajo kishte një shprehje shumë të ashpër të fytyrës, sikur të ishin shkëmbyer disa fjalë serioze”.

“Është e ditur që Rita jeton atje dhe unë pyesja veten nëse nëna e saj i kishte dhënë asaj një bisedë për atë që ajo kishte bërë”, tha më tej paparaci që fotografoi mamanë e artistes duke dalë nga shtëpia e familjes Sahatçiu.

Fansat akuzuan Ritën për “sjellje të turpshme” në rrjetet sociale. Ajo tha se i vinte shumë keq dhe ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 funtesh si dënim për atë që kishte bërë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori