LAJMI I FUNDIT:

“Fluturakja pa pilot” që pritet të dërgojë satelitët në orbitë, për vetëm 180 minuta

“Fluturakja pa pilot” që pritet të dërgojë satelitët në orbitë, për vetëm 180 minuta

Fluturakja e parë për satelitë në botë, e zhvilluar nga një kompani hapësinore me bazë në SHBA, do të jetë në gjendje të bartë një ngarkesë të re në orbitë çdo 180 minuta, pretendon firma.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Aevum thotë se fluturakja masive rreth 25 metra e gjatë, e quajtur Ravn X, është plotësisht autonome, 70 për qind e ripërdorshme dhe mund të ngrihet dhe të ulet në pistat e gjata vetëm rreth 1,5 kilometra.


Duke punuar në partneritet me Forcën Hapësinore të SHBA-së, firma thotë se është ‘duke riimagjinuar plotësisht hyrjen në hapësirë’ duke u përqendruar në logjistikën më të mirë dhe më autonome.

Vendosja e parë e një sateliti duke përdorur Ravn X pritet të jetë gjatë misionit të Forcës Hapësinore Amerikane ASLON-45 në vitin 2021.

Teknologjia lejon që satelitët të dërgohen në orbitë pa një pilot, pistë lëshimi ose raketë masive, për të cilën Aevum thotë se heq ‘rrezikun për jetën e njeriut’.

Fluturakja është aq e gjatë sa rreth dy autobusë shkollorë – dhe mund të mbajë satelitë me peshë deri në 500 kilogramë – plotësisht në mënyrë autonome pa asnjë infrastrukturë të kushtueshme.

Zhvilluesit thonë se sikurse për implikimet ushtarake, fluturakja mund të ndihmojë shkencëtarët të vendosin shpejt dhe me lehtësi sensorë në orbitë për eksperimente specifike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse

Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse

Azia
Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut - SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh për 'kokën e tij'

Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut - SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh për 'kokën e tij'

Azia
Pasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të fluturimit në Kolumbi: 'E pamë që nuk do të mbijetonim'

Pasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të fluturimit në Kolumbi: 'E pamë që nuk do të mbijetonim'

Botë
Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Amerika
Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut

Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut

Azia
Trump për librin e Melanias: Nëse ka shkruar gjëra të këqija për mua, mos e blini

Trump për librin e Melanias: Nëse ka shkruar gjëra të këqija për mua, mos e blini

Amerika
Kalo në kategori