Ministri i jashtëm gjerman tha të premten se është i gëzuar që duket se Kongresi amerikan beson se forcat amerikane duhet të qëndrojnë në vendin e tij në nivelin e tanishëm.
Gjatë një konference për shtyp të premten në Berlin, ministri i Jashtëm, Heiko Maas komentoi rreth variantit përfundimtar të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, të publikuar të enjten nga Kongresi.
Aty thuhet se forcat amerikane të vendosura në Gjermani nuk mund të ulen nën nivelin e tanishëm, deri në të paktën 120 ditë pasi sekretari i mbrojtjes t’i ketë paraqitur Kongresit një analizë të detajuar për këtë ndryshim.
Rreth 36 mijë ushtarakë amerikanë ndodhen në këtë vend.
Në korrik, presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje për një shkurtim prej 12 mijë ushtarakësh nga personeli i vendosur në Gjermani.
Presidenti Trump u tha gazetarëve në atë kohë se Gjermania nuk pati kontribuar pjesën e saj për NATO-n.
Lëvizja tronditi disa nga zyrtarët e ushtrisë amerikane, që i perceptojnë këtë forca si mbrojtëse të interesave amerikane në Evropë.
Zoti Maas u tha gazetarëve se me gjithë komentet e bëra nga presidenti dhe Departamenti i Mbrojtjes në korrik, Gjermanisë nuk “iu dha ndonjëherë informacion për reduktimin e forcave që u njoftuan në korrik”, dhe se ai nuk mund të thotë me siguri se cilat ishin planet, ose nëse ekzistonin me të vërtetë.
Sidoqoftë, duke iu referuar njoftimit të Kongresit për masën e rënë dakord këtë javë, ai tha se Gjermania është e kënaqur që duket se ka mbështetje dypartiake nga ligjvënësit amerikanë për ta rishikuar vendimin e marrë.
Ai tha se qeveria e tij synon ta diskutojë situatën me administratën e ardhshme dhe bëri të qartë se Gjermania i qëndron premtimeve të saj dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara.
Ai tha se “ushtarët amerikanë janë të mirëpritur këtu. Ata nuk kontribuojnë vetëm për sigurinë e Gjermanisë, por edhe për sigurinë e Evropës”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova