LAJMI I FUNDIT:

Shembën murin për ta nxjerr nga apartamenti burrin 300 kilogramë, nuk e dinin si ta dërgojnë në spital – përdoren kranin

Shembën murin për ta nxjerr nga apartamenti burrin 300 kilogramë, nuk e dinin si ta dërgojnë në spital – përdoren kranin

Francezi Alan Panabier, 53-vjeç, prej vitesh ishte ngujuar në shtëpinë e tij në Perpinyan për shkak të mbipeshës – përkatësisht 300 kilogramëve, e kur është detyruar të largohet për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale – u shfaq një problem i madh, mjekët nuk e dinin se si do ta transportojnë deri në spital.

Kështu filloi evakuimi në të cilin morën pjesë madje 50 njerëz dhe pajisje të veçanta që përdoren në ndërtimtari, madje shembën një pjesë e murit të ndërtesës ku jeton ky pacient, transmeton Telegrafi.

Panabier nuk mund të zbret shkallëve, e as të kalojë përmes kornizës së derës, për këtë u angazhua një ekip i policëve, zjarrfikësve dhe infermierëve. E mjekët kishin konstatuar se për shkak të mbipeshës i ishte rënduar frymëmarrja dhe po i rrezikohej jeta.


https://www.youtube.com/watch?v=x8gVjZgKK2Y&feature=emb_title

Duke marrë parasysh që në këtë pjesë të Perpinyan largësia mes ndërtesave është shumë e vogël, krani ishte vendosur në rrugë. E nën dritaren e dhomës së tij ishte afruar një kontejner që transportohej me kran. E para këtij veprimi autoritetet u detyruan të shembin një pjesë të fasadës në mënyrë që të mund ta nxjerrin pacientin.

Për fat të mirë evakuimi është kryer me sukses, e Panabier iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Montepelie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Amerika
“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

Evropa
Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Ishte futur në liqen për t’u larë, e sulmon kafsha - shpëton mrekullisht gruaja nga Kolumbia

Ishte futur në liqen për t’u larë, e sulmon kafsha - shpëton mrekullisht gruaja nga Kolumbia

Amerika Latine
Kalo në kategori