LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 9 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e oficerit policor në Kllokot

Dënohet me 9 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e oficerit policor në Kllokot

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykimin dënues prej 9 vitesh ndaj të akuzuarit B. M, për vrasjen e oficerit policor në Kllokot.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata Themelore e Gjilanit.


Sipas komunikatës, “i akuzuari dyshohet se me datë 28.03.2020, rreth orës 13:00 minuta, në fshatin Vërbovc, Komuna e Kllokotit, pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me detyrën zyrtare me të dëmtuarin Z. J., oficer policor në Stacionin Policor në Kllokot, i pandehuri ka shtënë dy herë në drejtim të dëmtuarit me armë zjarri “Zastava” të kalibrit 6.35 mm, duke e qëlluar në pjesë vitale të trupit, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore”.

“Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprat penale (1)“vrasje e rëndë në tentativë” dhe (2)“mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, për veprën e parë ka shqiptuar dënim me burgim prej 8 (tetë) vjet e 6 (gashtë) muaj, ndërsa veprën penale të dytë dënim prej 8 (tetë) muaj burgim.

“Me zbatimin e dispozitave ligjore të dënimit unik, të akuzuarit i shqiptohet dënim prej 9 (nëntë) vjet burgim, gjithashtu Gjykata ka shqiptuar edhe dënimin plotësues konfiskimin e armës.

Trupi gjykues ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Lajme
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Drejtësi
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori