Zëvendëskryeministri nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka treguar dhjetë efektet e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, pas miratimit të këtij të fundit në seancën e sotme të Kuvendit.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mandati i pozitës dhe opozitës në demokraci, është para së gjithash mbrojtja dhe përfaqësimi i qytetarëve.
“Është inkurajuese dhe për tu përshëndetur, që ndodhi një reflektim pozitiv, edhe pse i vonuar në lidhje votimin e Ligjit për Rimëkëmbje. Është premtues fakti që shumica e nevojshme, gjykoi drejtë, që me mos kalimin e Ligjit, ishin qytetari dhe shteti të cilëve po u bëhej padrejtësi”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
10 efektet e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike!
Mandati i pozitës dhe opozitës në demokraci, është para së gjithash mbrojtja dhe përfaqësimi i qytetarëve. Secili përfaqësues, secili institucion, secili subjekt, secili që ka mandat të flasë apo përfaqësojë sovranin, në momente të caktuara, kritike, duhet të ketë fuqinë të ngritet mbi pozicionet, interesat, apo pikëpamjet parciale.
Është inkurajuese dhe për tu përshëndetur, që ndodhi një reflektim pozitiv, edhe pse i vonuar në lidhje votimin e Ligjit për Rimkëmbje. Është premtues fakti që shumica e nevojshme, gjykoi drejtë, që me mos kalimin e Ligjit, ishin qytetari dhe shteti të cilëve po u bëhej padrejtësi.
Më poshtë po ndaj me ju dhjetë (10) efektet e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të ketë një impakt rifreskues për zhvillimin, ekonominë dhe mirëqenien.
Mes tjerash, Ligji për Rimëkëmbje do të:
1. Ulë presionin mbi ekonominë, bizneset dhe familjet;
2. Për një periudhë të kufizuar, do të rrisë fuqinë blerëse, konsumin dhe shërbimet;
3. Do të ekuilibroj sadopak zhvillimet në tregun vendor financiar;
4. Do të rifreskoj potencialin e bizneseve të vogla, tashmë të rrezikuara, për të operuar më gjatë dhe më qëndrueshëm në treg;
5. Do të zbusë efektet negative të pandemisë, veçmas te ato familje me të ardhura më të ulta;
6. Do të ndikoj pozitivisht te të gjithë, në fuqinë e shtetit si faktor stabilizues ekonomik;
7. Do të shërbejë si instrument i ‘tërthortë’ i asistencës sociale, për shtresat në vështirësi;
8. Përçon mesazh të fortë te komuniteti ndërkombëtar për klimen e përgjithshme ekonomike në Kosovë;
9. Ofron mundësi të re, që në dritë të këtij ligji, të planifkohen hapat tjerët të shpenzimeve në planet vjetore dhe afatmesme financiare;
10. Rehabiliton besimin e dëmtuar te qytetarët kundrejt kapacitetit vendimmarrës institucional, rezultat i vonesave vendimmarrëse.
Lidershipi dhe përkushtimi kërkohet në kohëra sfidash, andaj duhet falenderuar secilin për guximin për të lëvizur përpara.
Nuk duhet humbur kohë,
Të fokusohemi në implementim efikas dhe të përpiktë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025