Përfundon me sukses Green Business Expo, platforma e parë virtuale për bizneset e gjelbra
Duke marr parasysh rrethanat aktuale, të krijuara nga pandemia COVID-19, Klubi i Prodhuesve të Kosovës këtë vit vendosi që Green Business Expo të mbahet në formë virtuale, kështu duke zhvilluar për herë të parë një platformë të tillë në Kosovë.
Kjo platformë erdhi si nevojë por edhe dëshirë që t’i zhvillojmë si prodhimet por edhe shërbimet vendore, duke i promovuar produktet “Made in Kosova”.
Organizimi i këtij edicioni i cili këtë radhë ishte tërësisht virtual, u bë në partneritet me GIZ Kosovo, Procredit Bank dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Green Business Expo ishte i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze dhe këtë vit erdhi me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare. Sektorët të cilët ishin pjesë këtë edicion ishin: Ndërtimi dhe eco – enterieri, Efiçienca e energjisë, Energjia e ripërtërishme dhe Riciklimi.
Ky panair për 5 vite radhazi është një ndër aktivitetet më të rëndësishme për Bizneset e Gjelbra në Kosovë, dhe i cili ofron një platformë të rrjetëzimit për Bizneset e Gjelbra, institucionet qeveritare, donatorët dhe të gjithë akterët relevant.
Pjesë e Green Business Expo ishin edhe Forumet e Gjelbra, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë diskutuan për tema si sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, përmirësimin e efeçiencës së energjisë në ndërtesa, menaxhimin e mbeturinave dhe demolimit në Kosovë, trajtimin e ndryshimeve klimatike përmes prokurimit publik, si dhe për programet e gjelbra të rimëkëmbjes ekonomike.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës ju falënderon për pjesëmarrjen në edicionin e pestë të Green Business Expo.
Duke ju falënderuar për pjesëmarrje ju ftojmë të na ndiqni në edicionet e radhës!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
GoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë