100 ditët e para të Ministrisë së Ekologjisë nuk do të regjistrojnë asgjë të re, krahasuar edhe me periudhën e mëparshme, nën drejtimin e ministrit Naser Nuredini. Problemi disa mandatesh i ndotjes së ajrit, premtim ky disa vjeçar, nuk do të ketë zgjidhje përveç riparimit të disa stacioneve matëse, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë nëse numri i stacioneve duhet të ishte më i lartë. 4 nga 18 stacionet aktuale janë gjysmë funksional dhe nuk detektojnë të gjitha grimcat e dëmshme në ajër. Ministria do të riparojë një pjesë të tyre. Ndërkohë, donacionet për riparim të plotë të gjithë stacioneve të tjera, do të votohen.
“Ne nga buxheti jonë do të rregullojmë disa prej tyre tani në dhjetor dhe në bashkëpunim me “SIDA”-n nga Suedia kemi një projekt që kemi pritur të vinë elementet tjera deri në fund të vitit dhe të rifurnizohen shumë prej stacioneve në vendin tonë. Por ne jemi informuar që ka vonesë nga ana e tyre, tani, për shkak të Covidit. Tani duhet të presim edhe një muaj, dy më shumë”, deklaroi Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë.
Sa i përket monitorimit të ndotjes, dhe ligjit të ri për gjoba më të larta, zbatimi i këtyre nuk pritet të shohë rezultate konkrete, pasi numri i inspektorëve ekologjik nuk do të mund të rritet këtë vit, edhe pse një gjë e tillë ishte premtuar. Ministri Nuredini thotë angazhimi i tyre është parashikuar vetëm me buxherin e vitit të ardhshëm, kështu që lufta ndaj ndotësve, edhe këtë vit do të fitohet nga ndotësit.
“Ata kanë bërë kontrolle të jashtëzakonshme më të mëdha, specifikisht me kohën kur kishim ndotje më të lartë të ajrit në Tetovë, Kavadar dhe Kumanovë. Ka pasur më shumë kontrolle. Bashkëpunimi me inspektoratet lokalë është rritur. Tani edhe ne kemi bërë kërkesa për buxhetin e vitit 2021, të kemi më shumë mundësi në buxhet, që të punësojmë edhe më shumë inspektorë”, pohoi Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë
Ministria e Ambientit Jetësor thotë se janë komunat ato që duhet të krijojnë plane menaxhimi kundër ndotjes. Qeveria nuk ka strategji nacionale për këtë. Të paktën 14 ndryshime ligjore kanë mbetur labirinteve të qeverisë e kuvendit, dhe në këto 100 ditë, kjo ministri pritet të ketë pak për të folur. Po ashtu, edhe premtimi i kahmotshëm i zyrtarëve të BDI-së për shpalljen e Malit Sharr si park nacional do të duhet të presë edhe pak. Debati publik sapo ka përfunduar dhe propozimet duhet të shqyrtohen thotë ministri, duke pritur fundin e këtij viti./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A