Pesë arsye përse bebja juaj zgjohet nga gjumi – kurdo që e lëshoni nga dora!
Bebet kur flenë gjumë janë një pamje e mrekullueshme, ndërsa të gjithë prindërit dinë se çfarë angazhimi është për të vënë beben në gjumë, sa luhatje, bartje në duar dhe këngë është dashur t’i këndohet, por që zgjohet sapo ta vendosni në krevat
Shumica do të thonë se bebet janë mësuar t’i mbani në duar, mirëpo e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Zhvillimi i bebes është kompleks, dhe këto janë shkaqet përse zgjohet shpesh:
1. Bebja juaj rritet
Quhet regresion i gjumit, ose periudhë në të cilën bebet të cilat më herët kanë pasur gjumë të pandërprerë befasisht fillojnë të zgjohen natën apo ta kalojnë kohën e dremitjes.
– Bebet katërmuajshe do të kenë kërcimin e vet zhvillimor. Në këtë moment bebet fillojnë të flenë ndryshe nga mënyra në të cilën kanë fjetur derisa kanë qenë foshnja, shkruan Smart Parenting, përcjell Telegrafi.
2. Bebja mbase nuk ka aktivitete të mjaftueshme trupore
Studiuesit nga Universiteti i Michiganit, kanë zbuluar që koha e qëndrimit në bark gjatë ditës mund të ndikojë që bebja të fle më gjatë natën. Kanë zbuluar që bebet të cilat kanë pasur më shumë këto aktivitete të hershme natën kanë fjetur më gjatë dhe kanë pasur gjumë më të qetë.
3. Bebja juaj mbase nuk do ta kuptojë që ka ardhur koha për të fjetur gjumë
Sipas klinikës Mayo, stimulimi i tepërt mund të pengojë bebet që të pushojnë mirë. Vetëm një orë para gjumit të bebes, ulni dritat dhe qetësoni aktivitetet në mënyrë që fëmija të kuptojë dallimin midis natës dhe ditës.
4. Bebes ndoshta do t’i nevojitet kohë që të përshtatet
Një gjë që mund ta bëni është që të përpiqeni t’i thoni fjalë qetësuese para se sërish ta zgjoni. Shikoni a do të qetësohet vetë.
5. Bebes ndoshta i duhet një masazh qetësues
Studimet të cilat i ka publikuar Biblioteka Kombëtare Shëndetësore e SHBA-së ka zbuluar që një masazh i butë rutinë nate të porsalindurit do të rezultojë me çrregullim më të vogël të gjumit për fëmijën dhe përmirësim i cilësisë së gjumit të nënës.
Për më tepër, masazhi i foshnjës, madje mund të forcojë lidhjen midis nënës dhe fëmijës. Prekja, aroma dhe zëri juaj mund t’i japin fëmijës tuaj rehatinë më të madhe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!