Tavolina e Dialogut Kosovë – Serbi, tash e disa javë nuk i ka bashkuar palët. Bashkimi Evropian thotë se takimi do të ndodh sapo të krijohen kushtet. E njohësit e çështjeve politike thonë se mosmarrëveshjet mes palëve dhe pritja e administratës Biden, janë disa nga arsyet e stopimit të këtij procesi.
Dialogu Kosovë – Serbi, tash e disa javë është bllokuar dhe ende nuk dihet se kur do të fillojë. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ka thënë që ky proces do të fillojë kur të krijohen kushtet, por nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar.
“Takimi i ardhshëm i Dialogut të Nivelit të Lartë do të thirret në Bruksel sa më shpejt që të lejojnë kushtet. Kur bëhet fjalë për takime të nivelit të ekspertëve, ne do të shpallim datën dhe agjendën e takimit të ardhshëm kur është e përshtatshme”, deklaroi Peter Stano.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se arsyeja e mosvazhdimit të dialogut ka të bëjë me mospajtimet mes palëve.
“Duket se ka një ngecje apo pezullim të dialogut për shkak të mos dakordësimit mes palëve se si të ecet përpara kur kemi parë që çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është rikthyer në tryezë. Derisa nuk kemi një dakordësim mes palëve duket se do të kemi një pezullim të tillë të dialogut”, deklaroi Jeta Krasniqi.
Analisti i çështjeve politike, Bekim Kabashi thotë se BE po e pret konsolidimin e administratës Biden, e më pastaj të fillojë dialogun Kosovë – Serbi në koordinim me SHBA-në.
“Janë dy gjëra që ripërcaktojnë fillimin e këtij dialogu. E para është konsolidimi i administratës së re amerikane, e cila në këtë rast në krye me Bidenin do të jetë në një linjë me Bashkimin Evropian sa i përket zgjidhjes së problemeve në rajonin tonë. Por më e rëndësishme është qeveria që ka pësuar një goditje pas largimit të presidentit”, deklaroi për Bekim Kabashi.
Kosova dhe Serbia kanë marrë përsipër që të përmbushin zotimet e nënshkruara në Uashington, por BE nuk pajtohet me disa nga pikat e kësaj marrëvesheje, sic është cështja e zhvendosjes së amabasave në Jerusalem./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'