LAJMI I FUNDIT:

Izraeli ia kthen 1.16 miliard dollarë Palestinës

Izraeli ia kthen 1.16 miliard dollarë Palestinës

Autoritetet palestineze kanë pranuar pagimin e të ardhurave të tyre nga taksat nga Izraeli pas rifillimit të marrëdhënieve të ndërprera nga plani i Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë ka arritur të paguajë pagat e punonjësve të saj për nëntorin, por kriza nuk është zgjidhur.

Husein al-Shejh, një këshilltar i Presidentit Palestinez, Mahmoud Abbas, njoftoi në Twitter se rreth 3.8 miliardë sikla, ose 1.16 miliardë dollarë, ishin dërguar nga Izraeli, transmeton Telegrafi.

Në maj, Abbas ndërpreu lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin në përgjigje të planit të aneksimit të Izraelit, i cili më vonë u bllokua nga marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Shtator, raporton aljazeera.


Autoriteti Palestinez refuzoi të merrte të ardhurat nga taksat nga Izraeli gjatë asaj periudhe. Pas zgjedhjeve të SHBA-së, palestinezët njoftuan se do të rivendosnin marrëdhëniet me Izraelin.

Autoriteti Palestinez, i themeluar pas Marrëveshjeve të Paqes në Oslo në vitin 1994, është përgjegjës në zonat nën kontrollin e tij për shërbimet themelore, të tilla, si furnizimi me energji elektrike dhe ujë, arsimi dhe mbledhja e mbeturinave. Ai gjithashtu lëshon dokumente të tilla si pasaportat, certifikatat e lindjes, certifikatat e vdekjes dhe patentat e shoferit.

Izraeli zakonisht transferon të ardhurat nga taksat dhe doganat tek Autoriteti Palestinez në baza mujore sepse, për shembull, ai kontrollon importin e mallrave në Bregun Perëndimor përmes portit të Ashdod. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori