LAJMI I FUNDIT:

Murati: Kryeparlamentarja Osmani nuk ka qenë në dijeni për dënimin e deputetit Arifi

Murati: Kryeparlamentarja Osmani nuk ka qenë në dijeni për dënimin e deputetit Arifi

Artan Murati, përfaqësues i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se kryeparlamentarja nuk ka pas informacion në lidhje me vendimin për dënimin e deputetit Etem Arifi, deri më datë 29 prill kur është informuar nga mediat.

Murati shpjegoi se nga momenti që kryetarja e kuvendit të Kosovës, Osmani është vënë në dijeni për këtë rast, ajo menjëherë ka kërkuar nga organet kompetente aktgjykimin e  rastit të Arifit.


“Siç jeni në dijeni kryetarja nuk ka dorëzuar komente me shkrim në këtë rast. Në momentin e parë që kemi dëgjuar se Etem Arifi është dënuar nga Gjykata kemi marr veprimet e nevojshme. Më 29 prill Osmani është vënë në dijeni nga media që Etem Arifi është dënuar. Të nesërmen Osmani i ka dërguar letër Hasan Shalës kryetar i Gjykatës së Apelit, pasi Kuvendi nuk është njoftuar fare nga gjykata për këtë. Ka kërkuar nga Shala t’i përcillet aktgjykimi i Arifit dhe të gjitha të dhënat. Më 30 prill i ka shkruar dhe kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj. KGJK ka dërguar aktgjykimet në forma elektronike. Më 4 maj Gjykata e Apelit ka dërguar në formë të shkruar”, ka thënë Murati, raporton Telegrafi.

Sipas tij, kryetarja ka kërkuar dhe mendim nga Komisioni për Legjislacion dhe Drejtoria ligjore për ofrime dhe shërbime juridike.

Ai po ashtu tha se kryetarja Osmani nuk mund të marr asnjë veprim ndaj Arifit deri sa t’i bëhen gjashtë muaj nga mos prezenca e tij në Kuvendin e Kosovës.

“Derisa nuk mbushen gjashtë muaj nga mungesa e Arifit, kryetarja e Kuvendit nuk mund të ndërmarr asgjë ndaj tij. Kuvendi s’ka pas informacion deri më 1 maj kur kemi marr dosje elektronike nga KGJK-ja. Osmani do të vazhdoj të punoj me Gjykatën”, ka thënë ndër të tjera Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori