LAJMI I FUNDIT:

LIVE: Seanca dëgjimore e Kushtetueses për votën e Etem Arifit për Qeverinë Hoti

LIVE: Seanca dëgjimore e Kushtetueses për votën e Etem Arifit për Qeverinë Hoti

E plotësuar: Artan Murati, përfaqësues i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka demantuar deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj i cili tha se një praktikë e tillë e cila po ndodh me deputetin Etem Arifi ka ndodhur edhe në legjislaturat e kaluara.

Murati ka thënë se deri më tash janë vetëm tri raste kur deputetët janë dënuar për vepra penale dhe dy prej tyre janë dorëhequr me automatizëm, kurse në një rast, kryetari i Kuvendit i ka kërkuar presidentit të bëjë zëvendësimin e deputetit.


Këshilli Gjyqësor thotë se KQZ në zgjedhjet e fundit nuk ka kërkuar listën e personave të dënuar

E plotësuar: Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor, Astrit Hoti ka thënë së Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet e fundit nga ka kërkuar listën e personave të dënuar nga Gjykata, në mënyrë që të njëjtëve të iu ndalohet kandidimi në zgjedhje.

Hoti pohoi se përveç zgjedhjeve të fundit, ata gjithmonë kanë dhënë informacione për deputetë se a kanë dosje penale a jo, transmeton Telegrafi.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bazë të kërkesës së KQZ-së gjithherë i ka thënë informacione këtij institucioni nëse kandidatët kanë dënime nga Gjykata, por në zgjedhjet e fundit nuk kemi pasur kërkesë që do t’i informonim si zgjedhjet e kaluara. KGJK ka qenë gjithherë informuese dhe gjithmonë i ka dhënë këto informata”, deklaroi ai.

Daka: Këshilli Gjyqësor nuk i ka kryer siç duhet verifikimin e kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme

E plotësuar: Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se në zgjedhjet e parakohshme dhe ato të jashtëzakonshme listat me kandidatët e dërguar në Këshillin Gjyqësore të Kosovës shumë rrallë janë verifikuar, për të parë nëse kanë ndonjë vepër penale.

Sipas saj, në zgjedhjet e rregullta ky verifikim është kryer nga KGJK-ja.

“KQZ gjatë procesit të certifikimit të subjekteve politike, zbaton Ligjin për Zgjedhjet të Përgjithshme dhe ato Lokale si dhe rregulloren e saj. Sa i përket aplikimit të kandidatëve për certifikim procedura është kjo: subjekte politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve dhe për secilin kandidat duhet të dorëzojnë formularin e certifikimit të kandidatit dhe nënshkrimin se nuk mban asnjë post bazuar me ligjet e Kosovës. ZRPP gjatë shqyrtimit të aplikacioneve shqyrton aplikacionet nëse janë të plota, dhe a janë përmbushur kriteret në bazë të ligjeve të Kosovës. Lista e kandidatëve i është dorëzuar KGJK-së, për të marr konfirmimin nëse ndonjë kandidat është dënuar në tri vitet e fundit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe parakohshme për shkak të kohës shumë rrallë është kryer siç duhet ky verifikim, ndërsa për zgjedhjet e rregullta është kryer ky verifikim deri më 2013”, ka thënë Daka.

LVV kërkon t’i hiqet mandati deputetit Arifi, thotë se po cenohet integriteti institucional

E plotësuar: Përfaqësuesi i LVV-së, Blerim Sallahu në seancën e Gjykatës Kushtetuese për deputetin Etem Arifi, ka kërkuar që deputetit në fjalë t’i hiqet mandati sepse, sipas tij, ai s’mund të përfaqësojë elektoratin pasi është në burg.

Sallahu ka thënë Kuvendi është njoftuar në maj të 2020-s për dënimin e Arifit. Sipas tij, ka pasur mos komunikim të duhur institucional dhe për këtë “Gjykata Kushtetuese ka mundësi të korrektojë gabimin e pafalshëm”.

E plotësuar: Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shkëmb Manaj në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, ka treguar se si është shqyrtuar çështja e deputetit Etem Arifi në këtë komision.

Manaj ka thënë së në Komision më 4 maj 2020 kanë pranuar një shkresë nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ku ka kërkuar që Komisioni të interpretoj çështjen e mandatit të deputetit Etem Arifi.

Manaj ka shtuar se në kuptim të trajtimit të mandatit të deputetit Etem Arifi mendon që është jashtë afateve të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës.

E plotësuar: Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se deputeti Etem Arifi ishte i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kohën kur kishte votuar për Qeverinë e Kosovës.

Berisha ka pohuar se LVV po sfidon vendimin e Gjykatës, të cilët nuk i kanë shqiptuar atij një dënim plotësues, transmeton Telegrafi.

“Zotëri Arifi ishte i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndaj tij nuk kishte dënim plotësues siç e parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Dënimit të cilit i referohen është për legjislaturën paraprake, jo legjislaturën e shtatë. Këta po sfidojnë vendimin e gjykatës, të cilët nuk i kanë shqiptuar një dënim plotësues zotëri Arifit, pra ndalimin për tu zgjedhur. Etem Arifi kishte humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e gjashtë dhe jo në legjislaturën e shtatë. Është e parëndësishme se kur është njoftuar Kuvendi”, tha ai.

Avokati Berisha pohoi se deputeti Arifi për veprën penale ka filluar të hetohet në vitin 2014, dhe në fund të vitit 2018 është shpall fajtor dhe se e gjithë kjo periudhë kohore i referohet legjislaturës së gjashtë.

Murati: Kryeparlamentarja Osmani nuk ka qenë në dijeni për dënimin e deputetit Arifi

E plotësuar: Artan Murati, përfaqësues i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se kryeparlamentarja nuk ka pas informacion në lidhje me vendimin për dënimin e deputetit Etem Arifi, deri më datë 29 prill kur është informuar nga mediat.

Murati shpjegoi se nga momenti që kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Osmani është vënë në dijeni për këtë rast, ajo menjëherë ka kërkuar nga organet kompetente aktgjykimin e  rastit të Arifit.

“Siç jeni në dijeni kryetarja nuk ka dorëzuar komente me shkrim në këtë rast. Në momentin e parë që kemi dëgjuar se Etem Arifi është dënuar nga Gjykata kemi marr veprimet e nevojshme. Më 29 prill Osmani është vënë në dijeni nga media që Etem Arifi është dënuar. Të nesërmen Osmani i ka dërguar letër Hasan Shalës kryetar i Gjykatës së Apelit, pasi Kuvendi nuk është njoftuar fare nga gjykata për këtë. Ka kërkuar nga Shala t’i përcillet aktgjykimi i Arifit dhe të gjitha të dhënat. Më 30 prill i ka shkruar dhe kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj. KGJK ka dërguar aktgjykimet në forma elektronike. Më 4 maj Gjykata e Apelit ka dërguar në formë të shkruar”, ka thënë Murati, raporton Telegrafi.

Sipas tij, kryetarja ka kërkuar dhe mendim nga Komisioni për Legjislacion dhe Drejtoria ligjore për ofrime dhe shërbime juridike.

Ai po ashtu tha se kryetarja Osmani nuk mund të marr asnjë veprim ndaj Arifit deri sa t’i bëhen gjashtë muaj nga mos prezenca e tij në Kuvendin e Kosovës.

Sallahu nga LVV: Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si deputet, vota e tij duhet të shpallet e pavlefshme

E plotësuar- Përfaqësuesi ligjor i Grupit Parlamentar të LVV-së, Blerim Sallahu në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e votimit të Qeverisë Hoti, ka paraqitur argumentet se përse zgjedhja e kësaj qeverie është antikushtetuese.

Sallahu ka thënë se Qeveria Hoti nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e duhura, pasi që deputeti Etem Arfiki ka qenë i dënuar. Ai ka shtuar se deputeti Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si kandidat për deputet në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, pasi që i njëjti ka qenë i dënuar.

Sallahu shtoi se vota e Etem Arifit duhet të shpallet e pavlefshme. /Telegrafi/

Nis seanca dëgjimore e Kushtetueses për votën e Etem Arifit për Qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nisur seancën publike për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese, për shkak të votës së deputetit të partisë së Ashkalinjëve, Etem Arifit, i cili është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Kjo seancë është duke u mbajtur online për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Ndryshe, Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

Ndërsa, për LVV-në, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jo-valide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Arifi është i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori