Jetojmë në kohën ku absurdi i qëllimshëm i provokuar nga ligësia politike po paraqitet si normalitet.
Gjatë këtyre viteve, kemi përjetuar prezantimin e “Shtëpisë famëkeqe me gjethe” si një destinacion i lakmueshëm i Tiranës së ashtuquajtur moderne; është periudha e evokimit të bunkerëve të një periudhe të zezë që kanë mbirë si kërpudhë helmuese në qendër të Tiranës dhe jo vetëm, duke u prezantuar si një aset turistik, gjithashtu.
Tani, makineria qeverisëse po kërkon një shtëpi të verdhë… jo të verdhë në ngjyrë, por me një mendësi të zezë dhe me qëllime të tilla që janë njëjtë si mendësia e evokuesve. Këto javë janë dëshmia e kakofonisë retorike të një enturazhi qeverisës që thërret në apel një akuzë të errët mbi shenjtërinë e misionit të luftës çlirimtare të Kosovës martire; akuzat e Dik Martit, akuza të rrëzuara dhe që nuk janë pjesë e hetimit ndaj ish-liderëve të luftës heroike.
Pak ditë përpara kremtimit të pavarësisë së vendit, Parlamenti nën hyqmin e kryekreut votoi mbi krijimin e një komisioni parlamentar që do të hetonte mbi akuzat e ngritura vite më parë, si veprimtari e realizuar në të ashtuquajturën “Shtëpi të Verdhë”. Qëllimi i komisionit parlamentar nuk është që ta shndërrojë një shtëpi që nuk ekziston si një destinacion për promovimin e turizmit, por ta shndërrojë në kuzhinën e turizmit politik qeverisës që do të shërbente për të gatuar retorikën politike akuzuese ndaj opozitës politike në funksion të qëllimeve afatshkurtra elektorale; -bilanci i munguar qeverisës, zbrazëtia e ideve politike, dështimi me sfidat e rindërtimit të pastërmetit, menaxhimi i gabuar në periudhën e pandemisë- një enumeracion negativ që dëshmon fabulën e humbur qeverisëse dhe dërgon në kacavjerrjen politike pas një objekti që nuk ekziston;- njëjtë si puna e komisionit që nuk mund të ketë objekt mbi diçka që nuk është objekt dhe mbi një çështje të mbyllur, gjithashtu.
Në filmat e realizmit socialist, personazhi artistik Taulanti – i çiltër, i sinqertë dhe në pafajësinë e moshës së hershme biologjike, kërkonte nga prindërit e tij shtimin e familjes së tij biologjike; në ditët e sotme, në parodinë groteske të një Parlamenti mision-humbur, personazhi politik Taulant, i tilli në një moshë të pjekur biologjike dhe me një eksperiencë të caktuar politike aspak për t’u lakmuar po kërkon të gjejë fabulën e radhës për të ndihmuar shefin e tij politik në mjegullimin e vëmendjes së opinionit publik ndaj dështimeve sistemike qeverisëse.
Tentativë e dëshpëruar në kufijtë e qesharakes që nuk dëshmon thjesht risinë e munguar ideore por gjithashtu djallëzinë politike që shprehet në gatishmërinë për të dëmtuar interesat kombëtarë në funksion të interesave politikë.
Republika e Kosovës vijon të përballet me sfida të shumta të konsolidimit të shtetit;-sfida të brendshme në kontekstin e dinamikave të jetës politike dhe sfida ndërkombëtare që përfshijnë realitetin rajonal dhe gjeopolitikën ndërkombëtare, gjithashtu. Qasja e gabuar paternaliste e Tiranës zyrtare ndaj Prishtinës mbetet një sfidë e panevojshme, e tilla e shtuar që dëshmon një vëmendje të gabuar që më së shumti ka dëmtuar se ndihmuar Republikën e Kosovës; nga ana tjetër këto vite keqqeverisje në Republikën e Shqipërisë janë dëshmia e një vëmendjeje të munguar përkatësisht në mungesën e një strategjie diplomatike nga Tirana zyrtare në funksion të rritjes së numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.
Hetimi për Shtëpinë e verdhë është qershia helmuese mbi tortën e skaduar që enturazhi qeverisës po ofron ndaj Kosovës dhe luftës çlirimtare me rastin e përkujtimit të 28 Nëntorit të lavdishëm për kombin shqiptar; i lavdishëm në shumë aspekte të kontekstit historik.
Lufta e lavdishme dhe heroike e UÇK nuk mund të përdoret për “KÇK (kap ça të kapësh)”në politikën e brendshme të Tiranës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët