Nëntë komunat e rajonit të Pollogut kanë nënshkruar marrëveshje për themelimin e një ndërmarrje e cila do të menaxhojë me mbeturinat në rajonin e Pollogut. Në bazë të kësaj marrëveshje këto komuna edhe në pesë vjetët ardhshëm do t’i hedhin mbeturinat në deponinë Rusino.
“Kemi një marrëveshje të arritur që përfshinë 19 pika. Këto pika janë të karakterit operativ, më shumë që të mos vidhen kamionët, të kemi mbikëqyrje, të kemi një rrugë alternative që veç më e punojmë dokumentacionin”, tha Fatmir Saiti – Qendra për Zhvillim të Rajonit të Pollogut.
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari thotë se pika kryesore është dislokimi i deponisë Rusino.
“Pika më kryesore për ne është që deponia Rusino të dislokohet nga aty dhe të gjendet një lokacion i ri, një zonë tjetër që do të jetë deponi rajonale për të gjithë pollogun. Po në parim marrëveshja është ashtu se deri sa të gjindet një lokacion, deri sa të vendoset vendi ku do të jetë deponia e ardhshme rajonale për regjionin e Pollogut, do të munden të gjitha komunat, pasi që kështu ishte marrëveshja edhe me Stop Rusion dhe me komunën e Gostivarit dhe të gjithë komunat e rajonit të pollogut që janë nëntë”, deklaroi Arben Taravari – Kryetar i Komunës së Gostivarit.
Për kryetarin e komunës së Bogovinës nuk do të jetë problem që deponia e re të jetë në këtë komunë nëse plotësohen kushtet ekologjike.
“Mund të jetë lokacioni edhe në komunën e Bogovionës, duke parë atë aspekt që të mos vijmë në një situatë si në deponinë Rusino. Duhet të plotësohen të gjitha parametrat dhe nuk do të kemi asnjë problem nga ana e komunës Bogovinës”, u shpreh Albon Xhemaili – Kryetar i Komunës së Bogovinës.
Në bazë të planit, ndërmarrja për menaxhimin e mbeturinave planifikon që të bëjë edhe grumbullimin e mbeturinave shpi më shpi dhe kjo ndërmarrje të menaxhoj të gjitha mbeturinat në rajonin e Pollogut. Si pasojë e ndezjes së deponive të egra rajonale, qytetarët e pollogut kanë protestuar vite me radhë, ndërsa Pollogu vazhdon të mbetet pa deponi me standarde ekologjike./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova