LAJMI I FUNDIT:

Likaj: Do të punojmë ngusht me mësimdhënësit, prindërit e nxënësit për të mbyllur me sukses këtë periudhë të vitit shkollor

Likaj: Do të punojmë ngusht me mësimdhënësit, prindërit e nxënësit për të mbyllur me sukses këtë periudhë të vitit shkollor
Foto: Arkiv

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka njoftuar se pas vendimit për të zgjatur pushim dimëror pas gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor, do të vazhdojnë të diskutojnë për realizimin e planprogramit mësimor.

Likaj tha se do të bashkëpunojnë me mësimdhënësit, nxënësit e prindërit që të mbyllin me sukses këtë vit shkollor.

“Për shkak të gjendjes aktuale pandemike, e cila tashmë mund të kombinohet edhe me gripin sezonal, gjeta përkrahje nga kryeministri i Kosovës, z. Hoti, ministri i Shëndetësisë, z. Zemaj, drejtori i IKShPK-së, z. Ramadani, në kërkesën time për ta zgjatur pushimin pas periudhës së parë të vitit shkollor 2020/2021. Pra, periudha e parë, do të përfundojë më 18 dhjetor 2020 dhe do të zgjasë deri më 18 janar 2021”, shkruan Likaj në Facebook.


Ai tha se “Për mënyrën e realizimit të planprogramit mësimor, do të diskutojmë gjatë ditëve në vijim”.

“Gjatë këtyre ditëve, ju lutem mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që ta mbyllim me sukses këtë periudhë të vitit shkollor. Bashkë mund të arrijmë suksese në arsim edhe në kushte pandemie”, shkruan Likaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori