Rita Ora nuk do të shfaqet më në shfaqjen e Jonathan Ross siç ishte planifikuar këtë javë, pasi ajo hodhi poshtë rregullat e izolimit duke organizuar një festë për ditëlindjen e saj të 30-të në Notting Hill.
Këngëtarja ka kërkuar falje për veprimet e saj, por është kritikuar gjerësisht për thyerjen e rregullave katër ditë para se Londra të kalonte nga izolimi, shkruan DailyMail.
MailOnline ka arritur të marrë vesh që Rita do të paraqitet në shfaqje para Krishtlindjeve por ishte rënë dakord reciprokisht që pamja e saj të shtyhej.
Rita dhe shtatë miqtë e saj kishin festuar në restorantin ‘Casa Cruz’ të shtunën në mbrëmje dhe këngëtarja që atëherë ka paguar vullnetarisht një gjobë prej 10 mijë funtesh për policinë për shkeljen e rregullave.
Të martën në mëngjes, Piers Morgan, 55, kritikoi faljen e Ritës në emisionin ‘Good Morning Britain’ dhe e akuzoi atë thjesht se ishte ‘keqardhje që u kap’.
Ai tha: “Çfarë mendon mamaja e saj për këtë?”, ndërsa ai u kujtoi shikuesve se nëna e saj Vera u kthye në vijën e frontit për të punuar për NHS (Shërbimin e Shëndetit Kombëtar në Angli) në mes të pandemisë.
Moderatori më tutje tha: ‘Kjo gjë më bezdisi sepse papritmas ajo është “thellësisht e penduar” dhe doli vullnetare për të paguar gjobën prej 10,000 funtesh – e cila mezi do të prekë anët e parave të xhepit të saj”.
“Për çfarë i vjen shumë keq? Ajo e dinte se çfarë po bënte, ne jemi në një bllokim kombëtar – nuk është sekret”, shtoi tutje moderatori i ‘Good Morning Britain’.
“Ajo është një yll popi shumë i pasur dhe qëllimisht planifikoi një festë të 30-vjetorit – Unë nuk e di se çfarë po mendonte restoranti, kështu që si je në gjendje ta bësh atë? Dhe pse po e bëre atë?”, shtoi ai.
“Ju planifikoni një ditëlindje të 30-të ashtu, paraqiteni, ftoni të gjithë miqtë tuaj të famshëm, ju festoni dhe kaloni një natë të shkëlqyeshme – policia vjen dhe godet në derë. Nëse të gjithë po e bëjnë atë, nëse rregullat nuk janë për ata, atëherë çfarë kuptimi kanë rregullat”, ka thënë Morgan.
“‘Më vjen shumë keq’, po në lidhje me çfarë? Ju nuk jeni shumë keq – ju vjen shumë keq që u kapët! Kjo është ajo për të cilën ‘ju vjen shumë keq'”, është shprehur moderatori në kritikën drejtuar këngëtares shqiptare përmes emisionit “Good Morning Britain”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3
A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia
“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t
Andrew Barth për skenën intime me Jennifer Lawrence: Ishte e çuditshme dhe e vështirë
Zyrtare: Milaim Zeka opinionist në Big Brother VIP Kosova 3
Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës