LAJMI I FUNDIT:

Osmani: BE-ja nuk është e kompletuar pa vendet e Ballkanit Perëndimor

Osmani: BE-ja nuk është e kompletuar pa vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mori pjesë në takimin joformal të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian – GAK. Me këshillin kryesonte Ministri shtetëror gjerman për Evropë, Michael Roth, ndërsa përskaj pjesëmarrjes së rregullt të Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ishin të ftuar edhe Ministrat për Punë të Jashtme të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Kur flasim për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut- së pari mendojmë për gjeneratat e reja të cilët kanë të drejtë për jetë më të mirë dhe kushte dinjitoze që të veprojnë në vendin e tyre. Ardhmëria evropiane është reçeta e vetme për prevenimin e tendencave retrograde politike të Ballkanit- përgjigjja e vetme ndaj sfidave për pajtim dhe ndërtim të stabilitetit dhe prosperitetit”, theksoi Osmani.

Në fjalimin e tij, Osmani pohoi se e ardhmja e Evropës nuk mund të paramendohet pa integrimin e rajonit në BE, duke bërë me dije se procesi i zgjerimit duhet të jetë fuqishëm i përfshirë në debatin për të ardhmen e Evropës. Ai iu referua orientimit strategjik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen e saj evropiane, duke kontribuar në këtë mënyrë pozitivisht edhe ndaj perspektivave evropiane të gjithë rajonit.


Në pjesën e diskutimit për ballafaqimin me sfidat e pandemisë, u potencua se solidariteti, bashkëpunimi i përbashkët dhe koordinimi janë parakushte për strategjinë globale anti –Covid. U theksuan përvojat e deritanishme pozitive në ballafaqimin me pandeminë, veçanërisht në kuadër të kryesimit të përbashkët të Republikës Së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin e Berlinit.

Ministrat riafirmuan nevojën për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe koordinimit në zvogëlimin e ndikimeve ekonomike dhe sociale të pandemisë.

Agjenda e takimit përfshinte dy tema aktuale: të ardhmen e Evropës nën dritën e procesit të hapur konsultativ në kuadër të Konferencës për të ardhmen e Evropës dhe sfidat aktuale me pandeminë Covid-19. Hapësirë e veçantë në takim iu dha një grupi të të rinjve nga e gjithë Evropa, të cilët ndanë vizionet e tyre për të ardhmen e Evropës

Në trend Lajme

Më shumë
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale - arrestohen dy të dyshuar

Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ambasadori i Shqipërisë dhe shefi i Zyrës së Kosovës takohen në Beograd – flasin për aktivitetet e përbashkëta gjatë 2025-s

Ambasadori i Shqipërisë dhe shefi i Zyrës së Kosovës takohen në Beograd – flasin për aktivitetet e përbashkëta gjatë 2025-s

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori