LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 11 vjet burgim i akuzuari për krime lufte në Kosovë

Dënohet me 11 vjet burgim i akuzuari për krime lufte në Kosovë

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ka njoftuar se e ka aprovuar pjesshëm ankesën e mbrojtësve të akuzuarit D.T. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 22.06.2020, dhe se është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe vendimit mbi dënim.

Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë( LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3 Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj.


“I akuzuari, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 11 vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim. Sapo të jetë i gatshëm, aktgjykimi do t’iu dërgohet palëve sipas procedurave të parapara me ligj dhe do të publikohet i edituar në faqen zyrtare të gjykatës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori