LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, studimi i Oksfordit zbuloi dëmet në mushkëri tre muaj pasi jeni infektuar

Pasojat e coronavirusit, studimi i Oksfordit zbuloi dëmet në mushkëri tre muaj pasi jeni infektuar

COVID-19 mund të shkaktoj ndryshime të mëdha në mushkëri që mund të detektohen më shumë se tre muaj pasi që njerëzit infektohen, ka treguar një studim i realizuar në Oksford.

Siç raporton BBC, në studimin e realizuar tek 10 pacientë me COVID-19, është përdorur një teknikë e re e filmimit të mushkërive, me qëllim që të detektohen dëmet në mushkëri që nuk mund të vërehen me metoda konvencionale të filmimit, transmeton Telegrafi.

Teknika e re përdor gaz ksenon gjatë rezonancës magentike, e pulmologët pretendojnë se testi që do të mund të detektonte ndryshimet afatgjate në mushkëri, ka nënkuptuar si një e arritur e madhe për shkencën sa i përket pacientëve të prekur me COVID-19.


Gjatë realizimit të rezonancës magentike me teknikën e re, pacientët marrin gaz ksenon. Në anën tjetër, profesori Fergus Gleeson, që ka udhëhequr hulumtimin më të ri, e ka provuar këtë teknikë në 10 pacientë të moshave nga 19 deri në 69.

Teknika e re ka zbuluar dëmet në mushkëri tek personat që nuk janë ankuar se kanë pasur probleme me frymëmarrje. Tetë prej tyre ishin ankuar për lodhje dhe probleme me frymëmarrjen për tre muaj pasi që janë infektuar me coronavirus, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv apo në respirator, kurse metodat konvencionale nuk kanë arritur të zbulojnë këto probleme në mushkëri.

Kjo teknikë e re zbuloi dëmet në mushkëri tek tetë pacientë që ishin ankuar me problemet e frymëmarrjes – përkatësisht mezi merrnin frymë. E në filmime janë zbuluar zonat ku oksigjeni nuk depërton lehtë në gjak.

E këto rezultate e kanë nxitur profesorin Gleeson, të planifikoj një studim tjetër të cilin mendon ta realizoj tek 100 persona për të konstatuar nëse ia vlejnë rezultatet e para të studimit në njerëz që nuk kanë përfunduar në spital – përkatësisht për ata që kanë pasur simptoma më të buta.

Gleeson planifikon të punojë me mjekët e të njëjtës fushë, me qëllim që të studiojë më shumë njerëzit e infektuar të moshave të ndryshme. Qëllimi i tij  është zbulimi i “ngjarjeve dhe dëmet në mushkëri”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Kalo në kategori