LAJMI I FUNDIT:

Kastrati pret në vizitë ish-kongresistin amerikan Jerry Weller

Kastrati pret në vizitë ish-kongresistin amerikan Jerry Weller

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me anëtarë nga kabineti qeverisës, sot ishin nikoqirë të ish-kongresistit amerikan, Jerry Weller.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me investitorët gjermanë dhe shqiptarë, si dhe diskutime lidhur me hapat që do të ndërmerren lidhur me projektin ‘KIKA HILLS’.


I pari i komunës, tha se është tejet i lumtur që për potencialin e Kamenicës po interesohen edhe nivele të ish-kongresistit Weller.

“Sot isha nikoqir i Weller e investitorëve gjermanë dhe shqiptarë, ku diskutuam për projektin më të madh turistik “KIKA HILLS”, që pritet të investohet në Kamenicë, konkretisht në malet e mrekullueshme të Kikës, si njëra nga zonat më me potencial për zhvillimin e turizmit”, tha ai.

Sipas tij, mbështetja komunale është e plotë në të gjitha proceset, në mënyrë që ky investim të gjenerojë vende të reja të punës e të tërheqë vëmendjen në nivelin nacional.

Ndërsa, ish-kongresisti Weller tha se është i lumtur që arriti ta vizitojë Kamenicën dhe të shohë nga afër bukurinë dhe potencialin e vendit ku pritet investimi. Ai bashkë me bashkëpunëtorët tjerë, falënderuan kryetarin Kastrati për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në jetësimin e këtij projekti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori