LAJMI I FUNDIT:

Reagime për festën e Vetëvendosjes në Podujevë

Reagime për festën e Vetëvendosjes në Podujevë

Institucionet shtetërore kanë qasje selektive në lidhje me zbatimin e masave kundër parhapjes së koronavirusit, thonë njohës të sektorit të drejtësisë dhe shëndetësisë. Jo rrallë, zyrtarët shtetëror janë parë duke mos bartur maska dhe mosrepsktuar distancën fizike, përderisa qindra qytetarë gjobiten çdo ditë. Së fundit, një rast i shkeljes së masave ishte ai i tubimit të Vetëvendosjes në Podujevë.

Tubimi i simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pas përfundimit të zgjedhjeve në Podujevë, ka ngjallur reagime të shumta. Pavarësisht se nuk u respektuan masat anti Covid, askush nga zyrtarët e Vetëvendosjes dhe as nga simpatizantët e saj nuk u ndëshkua me gjobë.


Për këtë rast, Yll Zekaj nga Instituti i Kosoves për Drejtesi, thotë se zbatuesit e ligjit po i shqiptojnë dënimet në mënyrë selektive.

“Kjo është një qasje selektive që po bëhet nga zbatuesit e diaspozitave ligjore…Me mijëra qytetarë deri më tani janë gjobitur për shkak të mos mbajtjes së maskave apo distancave, por nuk kemi pasur asnjë vendim gjatë këtyre ditëve të kësaj fushate zgjedhore ku botërisht është parë edhe në media që partitë politike kanë shkelur këto masa”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Yll Zekaj.

Ndërsa, gazetari i sektorit të shëndetësisë, Bujar Vitija, thotë se zyrtarët e Vetëvendosjes është dashur t’u kërkojnë qytetareve që të shpërndahen.

“Një tubim i tillë si ai në Podujevë me simpatizantët e LVV-së është i papranueshëm. Edhe nëse nuk e kanë organizua vet, zyrtarët e Vetëvendosjes është dashur të lusin qytetarët që së paku të largohen nga sheshi”, deklaroi Bujar Vitia.

Për këtë tubim ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke e quajtur festën e VV-së “të pamoralshme dhe joetike”.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë se tubimi i së dielës mbrëma nuk ka qenë i organizuar nga partia, por se qytetarët janë grumbulluar vullnetarisht.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të tubuar është vërejtur edhe në selinë e LDK-së në Podujevë, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori