LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari izraelit: Bota duhet të na falënderojë për vrasjen e shkencëtarit iranian

Zyrtari izraelit: Bota duhet të na falënderojë për vrasjen e shkencëtarit iranian

Një zyrtar izraelit që nuk ka dashur të identifikohet, tha se bota duhet ta falënderojë Izraelin për vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fahrizadeh. Vendi nuk ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për vrasjen.

Një zyrtar izraelit i tha New York Times se armët bërthamore iraniane do të përbëjnë një kërcënim për të gjithë botën, raporton haaretz.

Zyrtari, i cili, sipas një raporti të një gazete, ka qenë i përfshirë në monitorimin e Fahrizadeh për vite me radhë, deklaroi se Izraeli do të vazhdojë të marrë të gjitha hapat e nevojshëm kundër programit bërthamor të Iranit, transmeton Telegrafi.


Bruck Rydell, një studiues në Institutin Brookings dhe një ish zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), i tha të njëjtës gazetë se Izraeli tregon një nivel të jashtëzakonshëm të aftësisë për të sulmuar njerëz të rëndësishëm në territorin e armikut.

“Është e paprecedentë. Dhe nuk ka shenja kundërshtimi efektiv nga iranianët”, tha Rydell.

Ai beson se Izraeli ka përdorur lidhje të ngushta me fqinjët e Iranit, siç është Azerbajxhani, për të monitoruar dhe rekrutuar operativë. Ai vlerësoi se dronët izraelitë të përdorur nga Azerbajxhani në konfliktin e fundit me Armeninë, janë ndoshta një aspekt i kësaj marrëdhënieje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori