Në kohën kur po pritet një tryezë e përbashkët mes partive politike lidhur më çështjen e presidentit, analisti politik Faton Abdullahu, ka thënë se beson që do të ketë marrëveshje ndërmjet palëve.
“Do të arrihet një marrëveshje mes partive politike për presidentin sepse përndryshe duhet të shkohet në zgjedhje. Ndërkohë që ma thotë mendja se duke i dëgjuar me vëmendje të tjerët, partitë politike të tjera përveç Vetëvendosjes pra shumica parlamentare, shumica e qytetarëve të Kosovës nëse parlamentarët i përfaqësojnë ata e besoj që po, atëherë shumica dërmuese është që në këto rrethana të mos shkohet në zgjedhje por të gjendet një marrëveshje përkatësisht të merren vesh që ta kemi një president i cili mund të vije nga shoqëria civile, bota intelektuale por që do të jetë pajtim i përgjithshëm”, tha Abdullahu për EO.
Por sipas tij, partitë politike nuk po e vendosin në rend të parë interesin e qytetarit, por interesant klanore e individuale.
“Mendoj që më shumë sesa të fajësohet një parti politike ne duhet ta fajësojmë mendësinë politike e cila është përjashtuese. Të gjithë ata që nuk po inkorporohen për të qenë më fleksibilitet, më zemërgjerë dhe për t’ia ditur hallin e qytetarit sidomos në këto rrethana i cili është shumë i vështirë. Kualiteti i jetës së qytetarit tonë po përkeqësohet vazhdimisht, ata që nuk e kanë përparësi, nuk e kanë parasysh këtë degradim jo vetëm ekonomik ata nuk po vënë në rend të parë interesin e qytetarit por i vënë në rend të parë interesant klanore e individuale, gjë që po dëmtohet i gjithë procesi. Ma thotë mendja shumë se do të gjendet një marrëveshje për ta tejkaluar këtë situatë aq më shumë që po i afrohemi periudhës pas vitit të ri ku konsolidimi i administratës Biden do të bëjë që të na shtrijë dorën dhe të na ndihmojë në këtë proces”, thotë ai.
Po ashtu, Abdullahu ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje në kohë pandemie është e pandershme në raport me qytetarin e Kosovës sepse mund të bëhen gjëra tjera të dobishme për të.
“Konsideroj që shumica e forcave politike janë që të mos shkohet në zgjedhje përveç tjerash edhe për shkakun e pandemisë është e pandershme në raport me qytetarin e Kosovës që sot të shkohet në zgjedhje ndërkohë që mund të bëhen gjëra tjera shumë të dobishme tash menjëherë për kualitetin e jetës së qytetarëve. Të votohet për shembull Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është nonsens që kjo nuk po ndodhë. Nëse shkojmë në zgjedhje do të merr shumë muaj dhe nuk jemi të sigurt se sa do të zgjatë. Prandaj duhet gjetur diçka që bashkërisht ta tejkalojmë këtë gjendje sa më shpejt aq më mirë për qytetarin dhe kjo do të ndodhë sepse është një shumicë e cila konsideron që tani të shkohet në zgjedhje nuk është e dobishme”, shprehet Abdullahu.
Ai i ka komentuar edhe shkarkimet e fundit të konsujve nga ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, duke i konsideruar politike e më shumë populiste.
“Me aq informata sa kam, e kam të vështirë që të konstatojë se a janë apo jo të drejta shkarkimet e konsujve. Ajo çfarë mund të them, të i jap të drejtën vetës të konstatojë është se krejt kësaj po i vije era shumë politikë e më shumë populizëm. Një qasje e tillë është shumë përjashtuese dhe shumë populiste që bëhet vetëm për përfitime politike. Nëse ka drejtësi dhe nëse kjo drejtësi do që ta qoj në vend këtë procedurë dhe ta analizojë si duhet, pse duhet ti bëhet kaq shumë pompozitet. Po i bëhet për shkak të përfitimeve politike gjë që më jep të drejtë të konstatojë se nuk është halli te ndihma për ti dhënë kësaj çështje por është halli të poenat politik që do dikush ti marr me këtë qasje populiste”, ka përfunduar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova