Një mori shtetesh evropiane janë duke lehtësuar gradualisht masat kufizuese për luftim të coronavirusit, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara po bëhet thirrje për qëndrim në shtëpi teksa rritet numri i të infektuarve me këtë virus.
Qarku i Llos Angjellosit do të nisë së zbatuari urdhrin trejavor “më të sigurt në shtëpi” për 10 milionë banorë, duke nisur nga java e ardhshme, pas raportimit të më shumë se 4,500 rasteve ditore me koronavirus një javë më parë.
Ky urdhër u ndalon banorëve që të mblidhen me të tjerët jashtë shtëpisë, mirëpo lejon organizimet fetare dhe protestat, meqë janë të mbrojtura me kushtetutë.
Restorantet në këtë qark veçse janë të mbyllura, mirëpo dyqanet dhe bizneset tjera jo të domosdoshme do të mbeten të hapura me kapacitet të kufizuar.
Numri i të infektuarve me coronavirus, i të hospitalizuarve dhe të vdekurve, është rritur në Shtetet e Bashkuara së fundmi, çka ka nxitur masa kufizuese në shumë shtete dhe qytete.
Një ditë pasi amerikanët kanë festuar Ditën e Falënderimeve, qendrat tregtare janë përballur me numër më të vogël konsumatorësh për këtë festë.
Shitjet pritet të rriten përmes shërbimeve online.
Ndonëse përhapja e virusit vazhdon të ulet, falë masave kufizuese, Evropa vazhdon të jetë në qendër të pandemisë, duke regjistruar më shumë raste të infektimit sesa SHBA-ja javën e kaluar.
Disa shtete evropiane janë duke lehtësuar masat në prag të sezonit të festave, marrë parasysh ndikimin e tyre në ekonomi në kohën e Festës së Krishtlindjes.
Dyqanet do të mund të shesin mallra jo të domosdoshme në Francë nga 27 nëntori, kanë njoftuar autoritetet, duke bërë të ditur se izolimi kombëtar mund të hiqet më 15 dhjetor, nëse shifrat për coronavirus përmirësohem.
Belgjika ka njoftuar se dyqanet mund të rihapen më 1 dhjetor, mirëpo izolimi i pjesshëm do të zbatohet deri në mesin e muajit janar.
Italia do të lehtësojë kufizimet në pesë rajone nga 29 nëntori, derisa Irlanda ka njoftuar se do të lejojë hapjen e disa bizneseve.
Në nivel global, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar më shumë se 61 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe 1.4 milion viktima të lidhura me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi.
Shifrat reale besohet se janë shumë më të mëdha, si pasojë e mungesës së testimeve në shumë vende dhe mënyrave të ndryshme të raportimit të viktimave. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Biden do ta telefonojë Netanyahun – a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'