LAJMI I FUNDIT:

​Hoxhaj: S’kemi vullnet, kushte, as dëshira që të jemi pjesë e qeverisë

​Hoxhaj: S’kemi vullnet, kushte, as dëshira që të jemi pjesë e qeverisë

Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se do të ishte e moralshme që subjektet tjera politike ta mbështetnin një kandidatë të mundshëm të PDK-së për president, pasi atë e ka lënë në gjysmë presidenti Hashim Thaçi.

Hoxhaj ka deklaruar posti i presidentit nuk është çeshite pazaresh e borxhesh, derisa ka theksuar se PDK e sheh të parakohshme të vendos për ndonjë emër, derisa s’ka marrëveshje në mes subjekteve politike.

Ai shtoi se brenda kryesisë së PDK-së mund të ketë personalitete që mund të jenë kandidatë për presidentin.


Hoxha ka thënë se ai personalisht nuk do të pranoi të jetë kandidatë për president, pasi iu është besuar detyra e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së.

Sipas tij, PDK mbetet në opozitë.

“S’kemi kushte, dëshira, as vullnet që të jemi pjesë e qeverisë”, tha ai.

Hoxhaj shtoi se ka përçarje të thellë të brendshme të cilën e ka krijuar qeveria Hoti dhe Kurti.

“Kosova ka nevojë për menaxhim të mirë të pandemisë dhe ka nevojë për një angazhim në sferën ndërkombëtare, por këtu tërë politika është krijuar me emra e mbiemra për presidentin”, tha ai.

Hoxhaj në TV21, ka thënë se PDK është e gatshme të votojë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, por që fillimisht në këtë projektligj duhet të merren parasysh propozimet e këtij subjekti politik, pasi nevojat për përkrahjen e qytetarëve dhe bizneseve, janë më të mëdha se sa ajo që është paraparë në projektligjin për rimëkëmbje.

“Është për keqardhje që Kosova ka miratuar vetëm një pako, derisa vendet e rajonit nga tri a katër”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori