LAJMI I FUNDIT:

Qumështarët do të protestojnë pranë AUK, akuzojnë Qeverinë se nuk ndërmori masa për ndalimin e importit të qumështit me vaj palme

Qumështarët do të protestojnë pranë AUK, akuzojnë Qeverinë se nuk ndërmori masa për ndalimin e importit të qumështit me vaj palme

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës, ka bërë të ditur se do të protestojë pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku do të derdhin dhe qumështin si shenjë pakënaqësie.

Ata thonë se Qeveria përveç premtimeve se do të i ndihmojë prodhuesit dhe përpunuesit vendorë të qumështit, nuk ndërmori pothuajse asgjë në drejtim të ndalimit të prodhimeve mashtruese.

“Këshilli koordinues i fermerëve, pikave grumbulluese dhe disa përpunuesve në takimin e mbajtur sot, analizoi gjendjen momentale në Industrinë e Qumështit. Nga faktet e prezantuara rezulton se gjendja vazhdon të jetë shumë e rëndë dhe e pa kalueshme. Diskutimet në Parlamentin e Kosovës me komisionin parlamentar ishin serioze dhe përmbajtjesorë, por ato nuk dhanë asnjë rezultat sepse nuk kishte asnjë veprim konkret për të tejkaluar problemet”, thuhet në njoftim.


Sipas tyre, AUV nuk ndërmori asnjë veprim të vetëm për të ndaluar prodhimet mashtruese dhe shumë të dëmshme me vaj palme, qoftë nga importi apo vendore dhe për këtë kanë vendosur të protestojnë.

“Ministria e tregtisë në anën tjetër e shfuqizoi vendimin që kishte sjellë pak më herët për ndalimin e importit të prodhimeve të ashtuquajtura të qumështit me vaj palme qoftë nga importi apo vendore .Të ndodhur para një situate të tillë , këshilli koordinues mori vendim që të fillohet me përgatitjet për protestë masive e cila fillimisht do të mbahet pran zyrave të AUV -së e shoqëruar me derdhje qumështi”, thuhet më tej.

Këshilli koordinues u dakordua që para mbajtjes së protestave të diskutojë edhe një herë me institucionet relevante dhe përgjegjëse, për të gjetur zgjidhje në mënyre që të shmanget kapitullimi i Industrisë së Qumështit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Lajme
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Politikë
Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Drejtësi
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Lajme
Kalo në kategori