LAJMI I FUNDIT:

Mesiq: Popullin maqedonas nuk e ka bërë Kominterna, është komb i veçantë

Mesiq: Popullin maqedonas nuk e ka bërë Kominterna, është komb i veçantë

Mendoj se marrëdhënia midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, në kohën kur Maqedonia ishte brenda Jugosllavisë, ka qenë prej kohësh një çështje absolute dhe se nuk duhet të ketë probleme këtu. Dhe të gjithë ata që tani ngrenë çështje të tilla padyshim që vetëm mund të pengojnë marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, por edhe zgjidhjen paqësore të problemeve në të gjithë rajonin, tha ish-presidenti kroat Stipe Mesiq në një intervistë për “MKD.mk”.

Ai thekson se vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk janë në përputhje me vlerat evropiane, as në interesin evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në këtë është puna, sepse nëse do të ishte zgjidhur çështja e marrëdhënieve midis Jugosllavisë dhe Bullgarisë, dhe me atë edhe e Maqedonisë dhe Bullgarisë, mendoj se tani nuk ishte as në interesin evropian, as në interes të rajonit, dhe në fund të fundit as në interes të Maqedonisë, as të Bullgarisë, për të parashtuar çështje që janë zgjidhur tashmë, që janë zgjidhur përfundimisht”, thotë Mesiq.

I pyetur se çfarë merr Bullgaria me lëvizje të tilla, Mesiq tha se ato janë më shumë pasojë e punëve të brendshme të Bullgarisë.

Mesiq thekson se kombi maqedonas është komb i veçantë, si dhe gjuha maqedonase dhe se pretendimet se ata u krijuan nga Komintern nuk mbajnë.

“Asnjë Komintern nuk krijoi as gjuhën bullgare dhe as atë maqedonase. Për shkak se të dy gjuhët janë gjuhë të folura nga popuj të veçantë, populli bullgar – bullgarisht, populli maqedon – maqedonisht. Ndësa ka edhe ngjashmëri. Ekziston gjithashtu midis serbëve dhe kroatëve, kështu që serbët e quajnë serbisht, kroatët – kroatisht, boshnjakët – boshnjakisht, malazezët – gjuhë malazeze.

Unë nuk shoh asnjë arsye për të ngritur çështjen e kombit maqedonas dhe identitetit maqedonas tani. Kombi maqedonas ekziston, është një fakt historik dhe kushdo që ka një problem këtu, në fakt dëmton marrëdhëniet në të gjithë Evropën”, tha Mesiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori