LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja që tronditi Zvicrën – shqiptari i pret kokën gjyshes dhe e fut në çantë, kërkohet dëbimi i tij

Ngjarja që tronditi Zvicrën – shqiptari i pret kokën gjyshes dhe e fut në çantë, kërkohet dëbimi i tij

Një ngjarje e rëndë trondit, Zvicrën në vitin 2018 ku një shqiptar nga Maqedonia e Veriut vrau gjyshen e tij dhe më pas i preu kokën me thikë.

Sipas medieve zvicerane, Fatmir T., është arrestuar në Aeroportin e Cyrihut, pasi autoritetet i kanë gjetur në një çantë kokën e një gruaje të mbështjellë me peshqir mëndafshi brenda një qese plastike, që rezultoi të ishte gjyshja e tij, Miradije T., 74-vjeçe.


Krimi horror ndodhi në banesën e familjes së tij në Frauenfeld të Zvicrës, ku pasi kishte mbytur gjyshen i riu kishte marrë një thikë për t’i prerë më pas kokën.

Fatmir T. duhet të përgjigjet për vrasje të qëllimshme dhe vepra të tjera, ndërsa ndodhet përpara gjykatës së rrethit në Frauenfeld, nga ana tjetër sipas raportit mjeko-psikiatrik, 21-vjeçari e ka kryer krimin e rëndë, pasi vuan nga një sëmundje.

Zyra e prokurorit publik të Thurgau në Zvicër kërkon që të urdhërohet një masë spitalore dhe i riu të dëbohet nga vendi për 15 vite.

Nipi nuk kishte dyshime për atë që bëri, pasi u la, u parfumos dhe më pas la një letër përgjegjësie në kuzhinë. Me kokën e Miradije T. në bagazh, udhëtoi me tren për në aeroport përmes stacionit të trenit Frauenfeld.

Vlen të theksohet se Fatmir T. edhe para krimit, tregoi probleme të sjelljes. Ai sulmoi vëllanë e tij më të vogël dhe u paraqit në punë me një armë bosh. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori