Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ditë më parë i është drejtuar me një letrër shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ku ka shprehur shqetësimin e tij për transportin e migrantëve nga Serbia për në Kosovë.
Ministri Veliu vë theksin se përgjatë viteve të fundit, janë duke hasur në raste kur autoritetet serbe në mënyrë të organizuar grumbullojnë dhe më pas i transportojnë migrantët deri në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, me qëllim që të njëjtit të kalojnë përmes rrugëve ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë çështje, nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë për Telegrafin se sa i përket shqetësimeve të ministrit Veliu nuk kemi asnjë tregues në lidhje me shtyrjet sistematike dhe të organizuara nga Serbia në Kosovë.
“Ministri Veliu ka ngritur shqetësime publike në lidhje me rritjen e tranzitit të migrantëve nga Kosova në Serbi. BE monitoron nga afër kushtet e migrantëve dhe tranzitin në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit. Na duket se zhvendosjet e migrantëve vërtet janë konfirmuar në Serbi kohët e fundit. Sidoqoftë, kjo ka ndodhur kryesisht për të përmirësuar kushtet e migrantëve duke i zhvendosur nga qendrat e mbipopulluara afër kufirit verior dhe veri-perëndimor të Serbisë në qendra më pak të mbushura me njerëz. Sa i përket shqetësimit të shprehur nga Ministri , rreth shtyrjeve të mundshme të migrantëve duke përdorur dhunë fizike, në këtë kohë ne nuk kemi asnjë tregues në lidhje me shtyrjet sistematike dhe të organizuara nga Serbia në Kosovë”, tha për Telegrafin zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhival.
Më tej ata kanë theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën nga pala serbe dhe kosovare në kontakt të ngushtë me Ministrinë, me qëllim monitorimin nga afër të situatës dhe reagimin në kohë të çdo zhvillimi të mëtejshëm.
Ndryshe Agim Veliu në fund të letrës drejtuar shefit të BE-së në Kosovë, kishte shprehur shqetësimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me këto veprime të shtetit serb, të cilat sipas tij janë në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare të cilat garantojnë të drejtat e njeriut dhe të trajtimit të migrantëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj