LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj rrëfen përballjet me Millosheviqin në Hagë: Kur i thash se amerikanët po na bëjnë ushtrinë, nuk i pëlqeu fare

Haradinaj rrëfen përballjet me Millosheviqin në Hagë: Kur i thash se amerikanët po na bëjnë ushtrinë, nuk i pëlqeu fare

Dy herë në Hagë, dy herë i pafajshëm. Lideri i AAK-së, njëherit ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Ballkan” në “ABC”, rrëfeu përballjen me Sllobodan Millosheviçin në burg të Hagës.

Haradinaj i tregoi përballjet e tij me kasapin e Ballkanit dhe shkëmbimet e “thumbave” në mes tyre.

“E kam parë disa herë, kemi qenë në kate të ndryshme, unë kam qenë në katin e tretë, ai në katin e parë për shkak të moshës dhe afërsisë me sallat e punës për avokatët, por zakonisht kur kemi pasur vizita apo takime me avokatë, kemi shfrytëzuar të njëjtat hapësira të përbashkëta”, rrëfei Haradinaj.


Ai vazhdoi duke treguar se kishte folur dy tre here me të.

“Herën e parë nuk e njoha, e kemi parë në televizor, kostum, aty e kishte lëshuar fort, kishte rënë për tokë, kishte tuta, një jelek si të peshkatarëve me shumë xhepa, mbi ato tutat dhe më foli në anglisht. Një anglishte të lodhur, më tha a je filani? Unë nuk e dita me kë po flas dhe u ndala po e shihja, dhe tha, unë jam Millosheviçi, po ishte një distancë ashtu. Tha, si po të duket këtu? Pyetja e parë që ma bëri dhe ky ishte një farë cinizmi, që shyqyr që erdhe ti. Ia ktheva, nuk e di, ju jeni më gjatë…., si po kalon? Kuptohet, aty kishte edhe gardian, dhe personel, dhe më tha e merr vesh vetë. Dy tre raste kam pasur. Më tha si është puna atje poshtë, i thashë ku poshtë? Në Kosovë, i thashë jo mirë. Tha pse? I thashë kemi problem me evropianet, ata duan të na bëjnë shtet multietnik, por edhe amerikanët, shumë probleme. Tha pse? I thash po donë me na e bë ushtrinë si të vetën, edhe kjo nuk i pëlqeu fare, kjo ka qenë hera e fundit që kemi komunikuar. Aty kanë qenë të gjithë, Shesheli, etj. Disa prej tyre kanë pasur mënyra me shpjeguar historinë e popullit të vet” shtoi Haradinaj.

Ndërkohë që tashmë me drejtësinë në Hagë po përballen shokët e luftës së Haradinajt, kupola e UÇK-së, nga Hashim Thaçi, te Veseli, Selimi dhe Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori