Skena dramatike janë parë sot, pas dënimit të shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Cyrih: 53-vjeçarja kosovare është rrëzuar dhe ka humbur vetëdijen në korridorin para sallës së gjyqit pas shqiptimit të vendimit. Ajo u desh të bartej nga autoambulanca, shkruajnë gazetat zvicerane, NZZ, Tages Anzeiger etj.
Ato i referohen gjykimit të çiftit tashmë të njohur kosovar nga Cyrihu, për tentimvrasje me helmim dhe për abuzim me ndihma sociale.
Po ashtu, pas shqiptimit të dënimit, e bija e rritur e çiftit i ka bërtitur kryetarit të trupit gjykues dhe e ka kërcënuar atë.
Një prani më e fortë e policisë se zakonisht është vërejtur sot në gjykatë. Kjo, sepse javën e kaluar pas ditës së fundit të gjykimit para gjykatës kishte ndodhur një trazirë kur djali i rritur kishte ndjekur babanë e akuzuar.
Gjykata e shpalli fajtore gruan për tentimvrasje me dashje dhe mashtrim të shërbimit të ndihmave sociale dhe e dënoi atë me tetë vjet e gjysmë burg, përcjell albinfo.ch. E dënuara, gjithashtu duhet të largohet nga Zvicra për shtatë vjet.
Prokuroria e cila e ngarkonte për veprën penale përpjekje për vrasje, kishte kërkuar për të dënim me burg prej 16 vjetësh.
Është vërtetuar se e akuzuara kishte dashur të helmonte burrin e saj të pabesë duke i dhënë një koktej ilaçesh dhe pastaj ta ngufaste atë, duke e lidhur me një kabllo karikimi.
“Ju jeni përpjekur të vrisni burrin tuaj sepse ishit xheloze për rivalen tuaj dhe donit të siguronit pasurinë e familjes”, i është drejtuar asaj kryetari i trupit gjykues, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, këtu nuk ishte fare fjala për vetëmbrojtje, por e akuzuara kishte vepruar në mënyrë të shënjestruar dhe me vetëdije të plotë.
Burri 48-vjeçar u lirua nga akuzat për përdhunim dhe sulm seksual. Ky shfajësim u bë mbi bazë të parimit të njohur juridik “Në rast dyshimi, në favor të të akuzuarit”.
“Por nuk përjashtohet tërësisht që edhe gruaja të ketë qenë viktimë e burrit”, theksoi gjykatësi. I akuzuari megjithatë është dënuar me një gjobë me kusht për mashtrim të shërbimit të ndihmës sociale.
Përveç kësaj, gjykata ia ka ndryshuar një dënim me kusht, prej dymbëdhjetë muajsh për vepra penale të drogës që i ishte shqiptuar atij në vitin 2015, transmeton albinfo.
Pra ai duhet ta mbajë atë tani. “Ju duhet ta vuani këtë dënim” i është drejtuar gjykatësi. Dënimi do të mbahet me sistem të burgut gjysmë të hapur.
Gjykata nuk ka shqiptuar ndaj tij vendimin për dëbim nga vendi sepse ligji përkatës kishte hyrë në fuqi në 2016 ndërsa mashtrimi i shërbimit social ka ndodhur më herët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe