Qeveria fton ekspertët, organizatat joqeveritare dhe të tjerët të kyçen në debatin publik për legalizimin e përdorimit të marijuhanës. Sipas ekzekutivit, një zgjidhje ligjore cilësore do të ishte me shumë përfitime.
“Kjo është një çështje komplekse dhe pikërisht për këtë ky proces duhet të jenë në thelb gjithëpërfshirës… Përskaj opinionit profesionist dhe të ekspertëve të përfshihen edhe organizatat joqeveritare, shoqatat civile, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhje cilësore. Zgjidhja cilësore e kësaj çështje mund të sjellë më shumë përfitime për shtetin edhe atë në aspekt të rregullimit të tregtimit të marijuhanës, uljen e krimit dhe, sigurisht, përfitime ekonomike, para së gjithash për turizmin dhe gastronomitë”, njoftojnë nga Qeveria.
Në Kuvend, deputetët e shumicës presin ta shohin propozimin konkret.
“Akoma bëjmë konsultime. Deputetët nuk kanë marrë asnjë tekst por për atë temë sigurisht se do të hapim me debat të gjerë dhe do të vendosim edhe në bazë të propozimit, edhe në bazë të ndërhyrjeve tona për atë se si do të duhet të jetë teksti i atij ligji”, tha Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
OBRM-PDUKM-ja opozitare thotë se kjo çështje aktualizohet për përfitime të tjera.
“Për momentin, sipas meje, kjo është temë për defokusim në një periudhë të rëndësishme për vendin, nga kriza me virusin në të cilën secilën ditë humbin shumë jetë dhe ka të paktën 1500 të infektuar në ditë, dhe e dyta, vetoja nga Bullgaria. Ta shohim propozim/ligjin dhe do të prononcohemi por është e qartë se bëhet fjalë për interesa biznesore duke pasur parasysh se familja Zaev është thellë e zhytur në biznesin e prodhimit të marijuhanës”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së.
Debatin për dekriminalizimin e marijuhanës në opinion e hapi kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos