Të krijosh në këto kohë të vështira kur çdo gjë është kthyer mbrapsht, nuk është aspak e lehtë.
Në industrinë e modës përveç përkushtimit dhe dëshirës, rol shumë të madh luan edhe inspirimi, i cili mund të vij nga gjithandej, por në kushte pandemie dhe karantine nuk është habi që të mungoj inspirimi dhe dëshira për punë.
Por, kjo nuk e pengoi aspak stilistin Arian Krasniqi, unik dhe i gatshëm të rrezikoj, ai arriti që duke dhënë më të mirën nga vetja të krijoj koleksionin e tij të ri – “Botanical Gardens”, apo në shqip “Kopshtet Botanike”.
View this post on Instagram
Në një intervistë për Telegrafin, disenjatori Krasniqi ka folur më shumë rreth koleksionit të ri, inspirimin, dëshirën për të krijuar, shkollimin dhe synimet për të ardhmen.
“Koleksioni “Botanical Gardens” është krijuar për sezonin Pranverë/verë 2021. Në të përfshihen gjithsej 20 kreacione. Ngjyrat e përdorura janë: e kuqe, e zezë, krem dhe rozë. Ngjyra këto, të inspiruara nga botanika e ndryshme, e cila po ashtu ishte inspirim i detajeve dhe elementeve të këtij koleksioni, siç janë lulet e qëndisura, gjethe dhe bime te ndryshme, por më e veçanta e cila asocion më shumë më kopshtet botanike është manipulimi me materialin, duke krijuar kështu petale”.
Tutje, kreatori tregon më shumë rreth inspirimit, idesë dhe realizimit të koleksionit më të ri.
“Inspirimi fillestare ishte nga vizitat e shumta në Kew Gardens, Londër gjatë studimeve. Pas krijimit të një vizioni fillestar, ishte pothuajse e pamundur të mos e bazoja koleksionin në lule të ndryshme, kështu që vazhdova me hulumtimin e botës së bimëve, që të inspirohem më tutje rreth detajeve te ndryshme si dhe ne përshtatjen e ngjyrave dhe formave me stilin tim të krijimit. Shumë prej materialeve të zgjedhura janë të prodhuara me detaje botanike, apo janë të manipuluara për të shprehur inspirimin e natyrës. Koleksioni kryesisht është i përbërë prej fustaneve të gjatë dhe silueta te ndryshme, të cilat theksojnë edhe me tutje bukurin e cila rrjedh nga gërshetimi i elementeve te natyrës”.
Pavarësisht të gjitha anëve negative të punës në kushte pandemie, Krasniqi tregon se te ai kishte edhe një anë pozitive.
“Ashtu si globalisht edhe mua personalisht më është ngadalësuar procesi i krijimit të dizajneve, marr parasysh masat për sigurinë kundër coronavirusit. Gjatë fazës së parë të pandemisë, kemi mbyllur procesin e punës totalisht, pastaj filluam punën me një grup të vogël, duke u kujdesur shumë që të mbahej distanca fizike. Pastaj, me lehtësimin e masave u rikthyem i gjithë grupi i brendit për të përfunduar koleksionin, kurse tani jemi duke vazhduar me punët si zakonisht, por gjithmonë duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse. Por, si anë pozitive e kësaj periudhe për mua, ishte fakti që kisha më shumë kohë të fokusohem në anën time kreative dhe të mos merrem shumë me anën teknike dhe realizimin e projekteve, gjë që besoj se u reflektua në projektin tim të fundit”, tha ndër të tjera Krasniqi për Telegrafi.
Disenjatori tregon për Telegrafin pak edhe për shkollimin, si zgjodhi që ta ndjek këtë rrugë.
“Dizajni i modës ishte një specifikim të cilin e bëra pas vitit parapërgatitor në art dhe dizajn. Shkollimin universitar e kam përfunduar në Londër në Universitetin “Istituto Marangoni”, për tre vite. Do veçoja faktin qe ne vitin e fundit, unë dhe nëntë studentë të tjerë nga e gjithë gjenerata, u përzgjodhëm të paraqesim krijimet tona në shfaqjen e universitetit”.
Përveç punës tani, disenjatori i Koleksinot “Botanical Gardens”, tregon për Telegrafin synimin dhe dëshirat e tij.
“Sa i përket të ardhmes, jam duke punuar në hapjen e butikut me lokacion në Prishtinë. Gjithashtu, kam filluar punën për koleksionin Vjeshtë/Dimër 2021, si dhe në krijimin e mundësisë për porosi online. Çka synoj dhe dua te arrij është që të kem ndikim në përhapjen e një fryme me evropiane te dizajnit dhe veshjeve ne Kosovë”.
E krejt në fund, Krasniqi tregon se cili ishte qëllimi dhe mesazhi që ai dëshironte të përcjell me këtë koleksion.
“Me këtë koleksion dëshiroja te përcjell pak lumturi dhe ndjenja pozitive, sidomos për kohen në të cilën jemi duke jetuar, ku e gjithë bota është nën ndikim të virusit dhe në izolim. Prandaj krijimi i veshjeve te cilat japin energji pozitive, me përzgjedhjen e ngjyrave te ndezura dhe siluetat e inspiruara nga moda Parisiene, shpresoj qe do sjellin një fryme pak me ndryshe ne tregun kosovar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje