Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi në vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Evropës (SHAPE) në Mons të Belgjikës ku u takua me komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Tod Wolters.
“Fillimisht, gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Wolters për angazhimin e trupave të NATO-së në kuadër të misionit të KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë si dhe mbështetjes së vazhdueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Gjithashtu, gjeneral Rama shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin dhe angazhimin e Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së në të gjitha aspektet. Ai e njoftoi gjeneralin Wolters për të arriturat e gjithmbarshme të FSK-së, procesin e tranzicionit, si dhe shkallën e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së”, thuhet në njoftimin për media.
Ndër të tjera, gjeneral Rama, ritheksoi se të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve te NATO-s në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të NATO-s.
Ndërlidhur me këtë fakt, gjeneral Rama i shprehu gjeneralit Wolters, gatishmërinë për ofrimin e kapaciteteve të FSK-së për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse të Aleancës për të dhënë kontributin e saj në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme.
Nga ana e tij, gjenerali Wolters përgëzoi gjeneral Ramën si dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe kontributin e saj në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm në vend dhe rajon. Ndër të tjera ai ritheksoi përkushtimin e NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Të dy gjeneralët diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë të NATO-s përmes kapaciteteve të KFOR-it dhe mekanizmave tjerë të NATO-s me FSK-në përmes shkëmbimit të përvojave në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe profesionalizimit të FSK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025