LAJMI I FUNDIT:

Harrison Ford nuk do që dikush tjetër ta luajë Indiana Jonesin pas tij

Harrison Ford nuk do që dikush tjetër ta luajë Indiana Jonesin pas tij
(Foto: Disney)

Aktori i famshëm hollivudian, Harrison Ford, nuk e pëlqen idenë që karakteri i Indiana Jones të vazhdojë edhe pas tij – transmeton Screen Rant.

Tashmë po qarkullojnë spekulime se një aktor i ri mund ta zë vendin e 78-vjeçarit në rolin ikonik, por ai është kundër kësaj ideje.


Në një intervistë për USA Today, Ford është pyetur se kë do të dëshironte ta shihte si ‘Indiana Jonesin e ardhshëm’, kur ai të tërhiqet nga ky rol.

“Askush nuk do të jetë Indiana Jones, pse nuk e kuptoni? Unë jam Indiana Jones. Kur të mos jem unë, nuk do të jetë as ai”, ka thënë aktori duke qeshur.

Kujtojmë që filmi i parë për Indiana Jones është xhiruar në vitin 1981, “Raiders of the Lost Ark”, për të vazhduar me “Indiana Jones and the Temple of Doom” (1984), “Indiana Jones and the Last Crusade” (1989) dhe “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull” (2008).

Për vitin 2022 është paralajmëruar vazhdimi i pestë me radhë, i cili pritet të jetë edhe i fundit nga franshiza e popullarizuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori