Disa media izraelite kanë raportuar se kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanyahu ka vizituar në mënyrë sekrete Arabinë Saudite më 22 nëntor, për të takuar udhëheqësin de fakto të mbretërisë, si dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Transmetuesi publik izraelit, Kan, ka cituar disa zyrtarë anonimë të Izraelit duke konfirmuar se Netanyahu dhe udhëheqësi i agjencisë së spiunumit Mossad, Yossi Cohen, kanë zhvilluar takime me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman si dhe me diplomatin e lartë amerikan, në qytetin Neom të Arabisë Saudite.
Edhe media tjera izraelite janë duke raportuar për informacion të njëjtë.
Zyra e Netanyahut dhe ambasada amerikane në Jerusalem nuk kanë komentuar për udhëtimin e raportuar, i cili do të përbënte të parin të ndonjë kryeministri izraelit në Arabinë Saudite.
Këto takime vijnë pasi Izraeli ka nënshkruar marrëveshje historike për të normalizuar lidhjet me dy aleatë sauditë në Gjirin Persik- Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
Ky afrim, që bazohet në shqetësimet e përbashkëta ndaj Iranit, është ndërmjetësuar nga administrata në shkuarje e presidentit amerikan, Donald Trump.
Arabia Saudite ka thënë publikisht se do të mbajë qëndrimin që ka me dekada për të mos pasur lidhje me Izraelin derisa të mos zgjidhet konflikti me palestinezët.
Megjithatë, sauditët kanë lejuar aeroplanët izraelitë që të udhëtojnë mbi territorin e tyre në destinacionet e reja në vendet e Gjirit dhe Azisë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City