Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se presin që administrata e re amerikane të ketë një partneritet të fortë me BE-në për të gjitha çështjet dhe se në këtë aspekt nuk sheh ndonjë “konkurrencë”.
“Ne nuk po garojmë me Shtetet e Bashkuara në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ju shpesh do të dëgjoni – BE ka ose nuk ka një rol, etj. Drejtimi i vetëm është anëtarësimi i Ballkanit në BE. E përsëris, askush nuk do të ofrojë një perspektivë të tillë, përveç nesh. Nëse amerikanët janë atje për të ndihmuar, ne, sigurisht, do ta pranojmë ndihmën, por nuk do të konkurrojmë”, ka thënë Borrell për “Nezavisne.com”, përcjell Telegrafi.
Ai gjatë intervistës është pyetur rreth zgjidhjes së çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Zgjidhja duhet të vijë prej tyre. Ne nuk do ta diktojmë atë. U takon atyre të bien dakord”, ka thënë më tej Borrell.
Ai ka shtuar se ka shtete anëtare të BE-së që kundërshtojnë fuqimisht idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Por, në parim, ajo që duam është të jemi ndërmjetës… Ne po përpiqemi ta përmbushim atë rol. Megjithatë, deri më tani gjërat po shkojnë mjaft mirë”.
“Unë drejtova një nga takimet për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është kërkues dhe i vështirë, i ngarkuar me histori… Por, do të thosha, deri më tani po shkon mjaft mirë”.
“Dhe, siç e thashë, ne duam të jemi ndërmjetës duke ditur se ka disa gjëra për ne që janë të papranueshme si zgjidhje. Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një opsion”, ka thënë Borrell në intervistën e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze