Udhëheqësit e G20 riafirmuan angazhimin e tyre për të siguruar qasje “të barabartë” në “terapeutikët dhe vaksinat” ndaj COVID-19 për të gjithë, pasi takimi vjetor u mbyll të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pandemia e coronavirusit zuri vendin kryesor në këto bisedime dhe udhëheqësit morën pjesë virtualisht, megjithëse ngjarja u organizua zyrtarisht nga Arabia Saudite.
Pandemia COVID-19 kishte një “ndikim të pashembullt për sa i përket jetëve të humbura, mjeteve të jetesës dhe ekonomive të prekura”, u tha në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar në fund të ngjarjes dy-ditore.
“Ne do të vazhdojmë të mos kursejmë asnjë përpjekje për të mbrojtur jetët, të sigurojmë mbështetje me një fokus të veçantë tek më të prekshmit dhe t’i vendosim ekonomitë tona në një rrugë drejt rivendosjes së rritjes, dhe mbrojtjes dhe krijimit të vendeve të punës për të gjithë”.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen tha se ishte “e lumtur” që “udhëheqësit e G20 ranë dakord të bëjnë vaksinat COVID-19 të disponueshme dhe të përballueshme për të gjithë, por theksoi se “ishte e nevojshme për më shumë fonde”.
Ndërsa presidenti i Komisionit të BE-së, Charles Michel paralajmëroi se kjo pandemi mund të mos jetë e fundit, pasi ai bëri thirrje për një “Traktat ndërkombëtar mbi Pandemitë” për të ndihmuar në përmirësimin e reagimit të komunitetit global, duke shtuar megjithatë se OBSH mbetet “themeli i koordinimit global kundër emergjencave shëndetësore”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, megjithatë, tha të dielën ajo ishte “e shqetësuar” për ritmin e ngadaltë të diskutimeve që synojnë të sigurojnë një vaksinë COVID-19 për vendet më të varfra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kur do ta njohë Franca, Palestinën?
Goditi brutalisht burrin me nevoja të veçanta që ishte në karrocë, polici britanik hetohet për veprimin – kamerat e sigurisë e filmuan
Ia vodhi Rolexin, tentoi ta shtyp hajnin e armatosur me Lamborghini – pamjet nga Brazili bëhen virale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251