LAJMI I FUNDIT:

Nënshtetësia në lindje, Trump përgatitet t’i japë fund

Nënshtetësia në lindje, Trump përgatitet t’i japë fund

Raporte në shtypin e huaj tregojnë se përpara largimit nga Zyra Ovale, presidenti Donald Trump po përgatitet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, i cili i jep fund nënshtetësisë së fituar që në lindje.

Burime të ndryshme thanë për “The Hill” se kjo çështje po diskutohet shumë shpesh nga anëtarët e administratës Trump. Ata po shpresojnë ta shtyjnë presidentin të kalojë në veprim përpara se Joe Biden të bëjë betimin në 20 janar. Sipas ligjit aktual, të gjitha foshnjat e lindura në Shtetet e Bashkuara marrin automatikisht nënshtetësinë, pavarësisht nëse prindërit e tyre janë amerikanë ose jo.


Një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga Presidenti Trump ka të ngjarë t’i japë fund mbrojtjeve të tilla ligjore. Kur u pyet nga the Hill, administratat e Trump nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje. Disa ekspertët kushtetues mendojnë se çdo urdhër që Trumpi mund të lëshojë për këtë çështje, nuk do të qëndrojë në përputhje me ligjin.

Ata argumentojnë se kjo lloj nënshtetësie garantohet me Amendamentin e 14-të. Megjithatë, gjykatat nuk kanë dalë me një vendim përfundimtar. Trump e ka diskutuar dhe më herët fundin e nënshtetësisë nga lindja, për të cilin pretendon se nuk do t’i nevojitej një amendim kushtetues. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori