LAJMI I FUNDIT:

Reagon Shoqata e Bankave të Kosovës: Siguria për bizneset në veçanti për sektorin bankar është alarmues

Reagon Shoqata e Bankave të Kosovës: Siguria për bizneset në veçanti për sektorin bankar është alarmues

Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar pas grabitjes që ndodhi sot në një bankë në Rrugën “B” ku u përdor eksploziv dhe pati të shtëna armësh.

Në një reagim për media SHBK vlerëson se gjendja e sigurisë në vend për bizneset dhe në veçanti për sektorin bankar është alarmues dhe po përkeqësohet në vazhdimësi.

“Sot është sulmuar një nga bankat komerciale në Prishtinë përmes përdorimit të armëve të zjarrit dhe eksplozivit. Sektori bankar dënon këtë akt të ligë të kryer nga grupe kriminale të cilat nuk hezitojnë aspak që të përdorin mjete eksplozive dhe armë zjarri për të arritur qëllimet e tyre, qoftë edhe në lagjet dhe rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Kjo gjendje e sigurisë është e papranueshme, si për sektorin bankar ashtu edhe për komunitetin e bizneseve dhe për shoqërinë tonë.


Grabitet një bankë te Rruga “B”, dëmtohet bankomati me eksploziv-dëgjohen edhe të shtëna armësh
Lexo po ashtu Grabitet një bankë te Rruga “B”, dëmtohet bankomati me eksploziv-dëgjohen edhe të shtëna armësh

Sulmi është kryer në rrugën “B” ku përveç dëmeve të shkaktuara ndaj bankës dhe bizneseve përreth janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri kundrejt zyrtarëve të sigurisë dhe në drejtim të objekteve përreth duke rrezikuar edhe banorët e zonës. Muajin e kaluar një sulm i ngjashëm është kryer kundër një banke tjetër komerciale në Ferizaj me përmasa të ngjashme të dëmeve si dhe me shkallë të lartë të rrezikut”, thuhet në reagim.

SHBK i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë që të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri kundër këtyre grupeve të cilat kanë shpeshtuar sulmet dhe kanë rritur intensitetin dëmeve dhe shkallën e rrezikut për jetën dhe pronën. Shoqëria jonë nuk duhet të toleroj që të humbet siguria në vend dhe të terrorizohen bizneset dhe qytetarët nga banda kriminale kudo në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori