Grabitet një bankë te Rruga “B”, dëmtohet bankomati me eksploziv-dëgjohen edhe të shtëna armësh

Një bankë e cila ndodhet te Rruga “B” në Prishtinë është grabitur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se dyshimet e para janë që grabitja është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes.
“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.
Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidentja Osmani kërcënohet përmes një emaili

Zjarri bën shkrumb depot në Lipjan – Policia e cilëson “zjarrvënie”

Zjarr në një banesë në Prishtinë, afër Parkut të Qytetit

Avokati Ibrahimaga: Vendimi i Supremes është final – Qeveria nuk mund ta ankimojë

“Më e keqja na ndodhi të dyja motrave” – Rrëfimi rrëqethës i një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel "Grand", deklarohen nga Prokuroria

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë