LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja

Rritja e rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja

Drejtori i Departamentit të Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti deklaroi për Euronews Albania se situata e COVID-19 është serioze.

Sipas tij duhet të rishikohen edhe njëherë masat e marra nga Qeveria në këtë kohë pandemie, pasi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave.

“Situata këtu është e ngjashme si në shtetet e rajonit. Në Kosovë situata sa i përket COVID-19 reflekton të jetë tepër serioze, me një ngarkesë të kapaciteteve spitalore, më një numër të lartë të atyre që rezultojnë pozitiv në COVID-19, me një parashikim që do kemi edhe për një kohë të gjatë shifra të tilla, që duhen menaxhuar. Do të kërkojnë një rishikim të masave dhe të shohim se cilat kanë qenë edhe efektet e masave të marra deri më tani”, u shpreh ai.


Hoti theksoi se mbetet ende shqetësim numri i rasteve pozitive dhe për ne është shqetësim numri i atyre që përfundojnë me fatalitet.

Ai nënvizoi se deri më tani është përballuar fluksi i të infektuarve në spitale.

“Po të jemi korrekt, ne e kemi parashikuar që në këtë kohë do të ketë një rritje të rasteve pozitive. Deri më tani e kemi përballuar fluksin, me të gjithë ngarkesat. Rreth 1/3 e rasteve trajtohen në Qendrën Klinike Universitare dhe klinikat e saj, ndërsa 2/3 trajtohen në 7 spitalet rajonale. Kemi një gjendje të ngarkuar, por deri më tani është menaxhuar”, u shpreh Hoti.

Më tej Hoti sqaroi se në Kosovë nuk ka ende një skemë ligjore për rimbursimin e barnave.

“Për fat të keq në Kosovë nuk funksionon ende skema e sigurimeve shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë të gjitha barnat që i siguron për shërbimet shëndetësore publike, bashkë me shërbimin spitalor dhe Klinikën Universitare në Kosovë i distribuon përmes shërbimeve mjekësore që i ofron klinika. Nuk ka një rimbursim të barnave të cilat pacientët i përdorin gjatë mjekimit shtëpiak. Nuk ka një skemë ligjore për rimbursimin e terapive në shtëpi”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori