LAJMI I FUNDIT:

​Ndërpritet seanca e Kuvendit, vazhdon të hënën

​Ndërpritet seanca e Kuvendit, vazhdon të hënën

Seanca e Kuvendit është ndërprerë për të vazhduar të hënën në ora 10:00.

8 pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe dy interpelanca të kryeministrit Hoti ngjallen debat të madh në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të pozitës dhe opozitës u përplasen për shumë tematika.

Në fund u shqyrtua edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, por që në mungesë të kuorumit pritet të diskutohet edhe në seancën e së hënës.