Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për Samitin e Sofjes ku Kosova do t’i bashkohet Mmini-Shengenit ballkanik, tha se “kemi hyrë në parimin që ne pranojmë dhe instistojmë të jemi pjesë e çdo nisme rajonale, në baza tërësisht të barabarta”.
Ai në emisioinin e Adi Krastës ka thënë se po ndodh një transformim ekonomik me përmasa globale.
“Kam pritje të mëdha nga dakordimet në samitin e sotshëm, kemi marrë zotime konkrete në prani të liderëve të BE. Takimi Rama-Vuçiç-Zaev ka qenë në kuadër të nismës së Minishengenit, presim t’i bashkohemi bashkë me Malin e Zi dhe Bosnjën’.
Hoti foli edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe liberalizimit të vizave.
“Kemi kaluar nëpër një periudhë të vështirë, që në vitin 2015-2016, kjo e ka shtyrë procesin e liberalizimit të vizave”, tha ai.
“Për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet në regjion, njohja reciproke mes dy vendeve [Kosovës dhe Serbisë] është pikë kyçe… Bashkimi Europian e ka bërë të qartë, që procesi euro-integrues i Serbisë është i kushtëzuar nga zgjidhja e çështjeve me të gjitha vendet”.
“Për marrëveshjen e Brukselit kemi negociuar me javë të tëra. Pritjet tona i kemi pasur të qarta, për një bashkëpunim ekonomik”, tha Hoti.
Hoti komentoi edhe zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, dhe si do të ndikojnë ato në politikën e jashtme dhe sidomos në çështjen e Kosovës.
“Mendoj që politika e Jashtme e SHBA-ve karshi Kosovës nuk ka ndryshuar 20 vitet e fundit”.
“Marrëveshja e Washingtonit e lidh të gjithë regjionin, në veçanti Serbinë më shumë me perëndimin, jo me lindjen”, tha ai.
Më tej Hoti tha se “Serbia blen armë në vende të ndryshme të lindjes, nga Rusia, ndërkohë që aspiron të futet në BE”.
Lidhur me dialogun me Serbinë kryeministri Hoti tha se “Unë nuk e kam filluar procesin e dialogut në fillim të mandatit si kryeministër, pa marrë garanca të qarta për rezultatin final të këtij procesi”.
Hoti komentoi edhe bashkëpunimin me kryeministrin Rama.
“Bashkëpunimi që kam pasur me kryeministrin Rama është i natyrshëm. Rama e mbron kauzën për shtet të pavarur”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City