LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje këshilltari i Hotit, Visar Berisha

Jep dorëheqje këshilltari i Hotit, Visar Berisha

Visar Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Berisha nuk ka bërë publike arsyet e dorëheqjes, megjithatë ai ka thënë se Qeveria Hoti ka bërë njërën prej akteve më patriotike të 10 viteve të fundit, në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës duke nënshkruar marrëveshjen në Washington, transmeton Telegrafi.


“Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Arsyet janë të mijat dhe mbesin të tilla. Ndjehem mirë me përpjekjet e ndonjëherë edhe me arritjet që kam mbërri me ia bërë vendit nëpërmjet asaj zyre”, ka thënë Berisha në një postim në Facebook.

Ai ka shkruar tutje se “Parimet, lojaliteti ndaj Republikës dhe barazia kanë qenë ato që më kanë nxitë me qenë pjesë e projektit politik për këta muaj. Të njëjtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjë në to”./Telegrafi/